Shqipëria mikpret Samitin BE-Ballkani Perëndimor / Rama dhe Varhelyi, apel krerëve të rajonit për bashkëpunim

Ka nisur në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor. Në fjalën, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të lihen pas ndasitë e së shkuarës dhe të ecet përpara. Njëkohësisht Rama u bëri thirrje liderëve të rajonit që të bashkëpunojnë ngushtësisht për zbatimin e planit të Rritjes Ekonomike.
"Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut ndërmorën nismën e Ballkanit të hapur për të përshpejtuar progresin bazuar në parimet e procesit të Berlinit. Me planin e rritjes do marrim hapat e nevojshëm për të ecur më pranë njëri-tjetrit dhe BE-së, ose do rrezikojmë të dështojmë për të zënë një vend më pranë BE. Ose e bëjmë së bashku, ose dështojmë së bashku, ekonomitë tona nuk mund të lulëzojnë duke penguar lëvizjen e lirë të njëra tjetrës. Ose bëjmë paqe për të punuar për begatinë tonë, ose mungesa e kësaj begatie do na bëjë të humbasim paqe. Kështu funksionin BE, kështu duhet të funksionojë BP. BE është më e gatshme se kurrë të na ndihmojë të bëhemi pjesë e saj, duhet të jemi ne tashmë më gati se kurrë të ndihmojmë veten për të mos e humbur këtë dritare. Më vete jemi gjithmonë të vegjël, por së bashku mbartim rëndësi e potencial të madh. Si mund të bëhemi më të lirë e më të mëdhenj, nëse kam eksport duhet të presin ende mijëra orë në vit në kufijtë tanë rajonal. Si mund të mos heqim barrierat jo tarifore dhe të humbasim një rritje potenciale me 3% çdo vit", u shpreh Rama.
Ndërkohë, edhe komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, u ka bërë thirrje krerëve të rajonit për bashkëpunim në mënyrë që të përfitojnë fondet e vendosura në dispozicion nga Komisioni European.
"Edhe pse po afrojmë fundin e mandatit dëshirojmë të lemë pas diçka serioze të jetë e prekshme dhe e ndjeshme për aspektin afatshkurtër dhe afat mesëm. Është proces integrimi do të thotë se shoqëritë e Ballkanit Perëndimor të integrohen në BE. Që do të thotë se BE duhet të ofrojë të gjitha përfitimet që sjellë anëtarësimi para se vendet tuaja të bëhen anëtare të BE-së", u shpreh Oliver Varhelyi, komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë.
Është plan ambicioz. Do të vazhdojë deri në 2027. Kemi besim të plotë se ju do të arrini ti merrni të mirat që sjell ky plan. Do të dyfishojë ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor për 10 vitet ardhshme. Ajo që ju po shihni tani para është shumë më shumë se ajo që do të kemi mundësi të shikojmë. Për planin e rritjes të gjitha vendet e rajonit, duhet të ecin para vetë me shpejtësi dhe të arrihen rezultate. Dëshira e tretë është një dëshirë që e shpreh për institucionet financiare, përveç 30 miliardë euro kërkojmë të na jepni edhe 6 miliardë euro. 19 % që do të ofrohen do të merren deri në 2027. Këto para do të arrijnë nëse ju si institucionet financiare tregoheni të shpejtë. Jemi në fillimet e një ndryshimi rrënjësor”, shtoi ai.
SCAN
Sondazh

“Nga fushat, në financa” - Apeli i BB: Shqipëria duhet të zhbllokojë potencialin bujqësor
Në Shqipëri, sektori i bujqësisë ka luajtur prej kohësh një rol kryesor në nxitjen e punësimit dhe rritjen ekonomike. Aktualisht, sektori përbën gati 20% të......

Ballkani Perëndimor drejt Sistemit Europian të Pagesave. Ministeriali në Tiranë mbledh ministrat e Financave dhe Guvernatorët e Bankave Qendrore të rajonit
Ballkani Perëndimor drejt Sistemit Europian të Pagesave (SEPA), ishte fokusi i Ministerialit që mblodhi në Tiranë Ministrat e Financave dhe Guvernatorët e......

Konferenca e përbashkët për shtyp – Zelenskyy: ‘Shans shumë i rëndësishëm që kemi ardhur dhe jemi bërë së bashku’
- President Zelenskyy mirëserdhët në Tiranë! Çfarë këshille do të jepni ju për liderët e Ballkanit Perëndimor, por gjithashtu edhe për liderët europiane që ajo......

Ukraina në ekonominë shqiptare - 51.9 mln euro shkëmbime tregtare në 2023-shin, më shumë se një vit më parë
Dy vite nga lufta në Ukrainë kanë ndryshuar shumë gjëra në skenën globale, si në rendin politik dhe juridik, ashtu edhe në ekonomitë e vendeve. “Scan Intel” ka......

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy bashkëdrejtojnë Samitin “Ukrainë – Europa Juglindore”
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës VolodymyrZelenskyy bashkëdrejtuan sot punimet e Samitit “Ukrainë –Europa Juglindore”. Në nisje të seancës,......

2024, vijojnë flukset e larta të eurove në vend - Prurjet e depozitave në monedhën evropiane në banka rriten me thuajse 16% në janar
Janari ka nisur me shtim të mëtejshëm të depozitave në monedhën e përbashkët evropiane. Ndërsa përgjatë gjithë vitit 2023, ato u rritën me ritme dyshifrore,......

Samiti/ Rama: Tryezë e përbashkët e vendeve që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja!
Kryeministri Edi Rama, gjatë Samitit Ukrainë – Europa Juglindore, u shpreh se e konsideron këtë ‘një tryezë të përbashkët të vendeve që kanë zgjedhur të shohin......

Hasani: Hapja e Ambasadës tonë në Kiev, brenda këtij viti!
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani dhe ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba firmosën marrëveshjen “Për punësimin......