Shqipëria Postuar më 28 Shkurt 2024, 12:14

Hasani: Hapja e Ambasadës tonë në Kiev, brenda këtij viti!

Nga SCAN TV
Hasani: Hapja e Ambasadës tonë në Kiev, brenda këtij viti!

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani dhe ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba firmosën marrëveshjen “Për punësimin fitimprurës të anëtarëve të familjes së anëtarëve të misioneve diplomatike ose posteve konsullore”.

Marrëveshja ka si qëllim kryesor mundësimin dhe lehtësimin e punësimit të anëtarëve të familjes së anëtarëve të misioneve diplomatike ose posteve konsullore mbi bazë reciprociteti, në përputhje me legjislacionin e të dy vendeve.

Hasani deklaroi gjatë konferencës me homologun e tij ukrainas, se “pas përfundimit të detajeve ligjore e financiare, jemi në fazën e përgatitjeve teknike për hapjen e Ambasadës së Shqipërisë në Kiev, duke mbajtur në vëmendje edhe situatën e sigurisë në kryeqytetin e Ukrainës, por shpresojmë që inaugurimi të ndodhë në Pak muajt e ardhshëm”.

Dy ministrat kanë diskutuar për marrëdhëniet e mira e pozitive që ekzistojnë midis dy vendeve tona, si dhe për rrugët e mënyrat e çuarjes së tyre përpara, me qëllim forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

“Kemi folur për ndihmën ekonomike e financiare që Shqipëria mund të ofrojë për përballimin e situatës në Ukrainë, por edhe për rindërtimin e saj, që shpresojmë të ndodhë sa më parë, pa asnjë vonesë. Kemi diskutuar për mënyrat e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, pasi këto marrëdhëniet duhet të ngrihen në nivelin e atyre marrëdhëniet të shkëlqyera politike që ne kemi. Ekzistojnë mundësitë që shkëmbimet tregtare, edhe pse në të tilla kushte të jashtëzakonshme, të marrin një dimension të ri në rritje”, deklaroi Hasani.

Ai shtoi se “jemi të lumtur për avancimin e Ukrainës në rrugën e saj pro-evropiane dhe urojmë që vendimi i Këshillit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit të shtrojë rrugën për nisjen e tyre sa më parë. Jemi të gatshëm që të ofrojmë edhe përvojën tonë të deritanishme në këtë proces”.

Ai shprehu gjithashtu bindjen se me rrugën e saj euroatlantike, Ukraina është e vendosur që e ardhmja e saj të jetë në krah të demokracisë, lirisë dhe vlerave europiane.

Sondazh

Poll
Shqipëria 28 Shkurt

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore!

Dollari amerikan ka regjistruar rritje të kuotës këtë mëngjes teksa është blerë sot me 95.6 lekë dhe është shitur me 96.5 lekë në raport me një ditë më parë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat