Një luftë që edhe pas dy vitesh nuk përfundon! - Ukraina, mijëra viktima dhe miliona të zhvendosur nga banesat e tyre

Më 24 shkurt 2022, presidenti rus Vladimir Putin filloi një 'operacion special' në shkallë të gjerë në Ukrainë. Fjalë që shërbyen për të fshehur qëllimin për të pushtuar një vend që, deri tani ka qenë subjekt i një sulmi që ka krijuar të paktën katër milionë persona të zhvendosur, tetë milionë refugjatë, vdekjen e më shumë se dhjetë mijë civilëve dhe afërsisht 200 mijë ushtarëve, 120 mijë prej të cilëve janë rusë dhe 70 mijë ukrainas. Një luftë që prishi jetën e miliona njerëzve, çoi në mobilizimin e rezervistëve dhe nuk kurseu infrastrukturën, spitalet dhe shkollat.
Një shkatërrim total, një konflikt që duket larg përfundimit siç e imagjinonte Putini. Presidenti rus kishte folur për objektivin e 'denazifikimit' dhe çmilitarizimit të Ukrainës, një vend që kishte zgjedhur si president një ish-komedian, Volodimir Zelensky, një figurë e shkëputjes totale me një të kaluar të mbushur me qeveritë 'afër' Moskës. Objektivi kryesor i Rusisë ishte në realitet 'çlirimi' i Donbasit dhe aneksimi i rajoneve që Putin i konsideron të 'pushtuara' ilegalisht nga qeveria e Kievit.
Megjithatë, planet e presidentit rus u shkatërruan nga rezistenca ukrainase dhe reagimi i bashkuar i Perëndimit. Pas një avancimi të vazhdueshëm të tankeve ruse në javët e para, kur artileria e Moskës mbërriti për të kërcënuar kryeqytetin Kiev, dy vjet pas fillimit të sulmit vetëm një pjesë e vogël e territorit ukrainas, rreth 20%, përfundoi nën kontrollin rus. Duhet nënvizuar se Moska kishte pushtuar tashmë 6.45% të tokës ukrainase në vitin 2014, me aneksimin e Krimesë, Donetskut dhe Luganskut. Aktualisht kontrolli rus është shtrirë në territoret lindore të Ukrainës përgjatë një fronti lufte prej rreth një mijë kilometrash.
Këtu beteja vazhdon dhe përpjekjet ruse për përparim tani janë fokusuar në Robotyne, Avdiika dhe Bakhmut. Përparimi rus nga lindja e vendos fokusin e konfliktit në këtë pjesë të territorit, ku megjithatë ushtria ukrainase ka rezistuar dhe, muajt e fundit, ka kundërsulmuar, duke i detyruar rusët të tërhiqen. Pas një rrethimi që zgjati me muaj, ushtria ukrainase braktisi mbrojtjen e Avdiivka, një qendër strategjike në lindje që rusët e kanë sulmuar që nga tetori i kaluar.
Rëndësia e Avdiivka është e lidhur me prodhimin e qymyrit, një burim jetik për të mbajtur rezistencën ukrainase në një zonë që tashmë ishte nën sulm në vitin 2014.
Ushtria e Kievit gjithashtu rifitoi terren në zonat afër qytetit verën e kaluar, megjithatë analizat e përgatitura nga Instituti për Studimin e Luftës flasin për kontrollin rus të konsoliduar tashmë në qytet dhe rrethinat e tij. Përparimi i ngadalshëm rus në muajt e fundit ka prekur gjithashtu Ukrainën jugore, pranë fshatrave Robotyne dhe Verbove, në rajonin e Zaphorizhzhia. Një zonë që përfundoi në qendër të vëmendjes gjatë vitit të parë të konfliktit, kur shkëmbimet e artilerisë vunë në rrezik sigurinë e një centrali bërthamor.
Dy vjet pas fillimit të pushtimit rus, përveç mijëra km front në lindje të vendit, Deti i Zi është teatri i përplasjeve mes dy ushtrive. Zelensky kohët e fundit njoftoi shkatërrimin e anijes amfibe Caesar Kunikov, pikërisht në ujërat jashtë gadishullit të diskutueshëm. Kremlini nuk e konfirmoi, por deklaroi shkatërrimin e gjashtë dronëve nënujor ukrainas. Lufta midis Ukrainës dhe Rusisë aktualisht duket të jetë një konflikt larg përfundimit. Mijëra kilometrat e frontit, luftimet në Detin e Zi, përbëjnë vatra lufte të destinuara të mbeten të ndezura.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Paratë cash vazhdojnë të humbasin “pushtet” - Por, pse vazhdojnë ende të printohen kaq shumë kartmonedha?
Një studim i vitit 2023 i kryer nga Rezerva Federale në SHBA zbuloi se karta e kreditit ishte mënyra më e preferuar e pagesës për konsumatorët amerikanë, duke......

Maroku “pushton” tregjet e Europës - Bujqësia marokene përfiton nga fuqia punëtore pesë herë më e lirë
Ambicia e Marokut nuk njeh kufij. Vendi i Afrikës Veriore dëshiron të bëhet një forcë globale agroushqimore dhe mbi të gjitha të pushtojë tregjet europiane me......

BE përqendron financimet e reja në mbrojtje - Presidentja e Bankës Europiane të Investimeve: Objektiv, edhe energjia bërthamore
Dega financiare e Bashkimit Europian, Banka Europiane e Investimeve (BEI), mund të jetë e gatshme të vërë bast për investime më pak të sigurta nën udhëheqjen e......

Objektivat e BE për energjinë e erës - “Plotësohen brenda vitit 2030 falë investimeve dhe përmirësimit dhënies së lejeve”
Objektivi i Bashkimit Europian për energjinë e erës për vitin 2030 është i arritshëm për shkak të rikthimit të investimeve dhe përmirësimit të procedurave të......

Bitcoin kap vlerat e larta, shumë pranë nivelit maksimal të të gjitha kohërave
Rally e Bitcoin mund të ketë një rrugë të gjatë për të bërë pas tubimit teknik të së dielës së kaluar, tha themeluesja e Fairlead Strategies, Katie Stockton.......

Çmimet e shtëpive në SHBA arritën nivelin më të lartë të të gjitha kohërave
Çmimet e shtëpive në SHBA arritën një nivel të lartë historik në dhjetor, sipas të dhënave të publikuara të martën. Çmimet u rritën me 0.2% nga një muaj......

Rriten eksportet e sektorit të agroindustrisë, ministrja Denaj: Vlera shkoi deri në 1.8 miliard lekë
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se agroindustria shënoi rritjen më të rëndësishme të eksporteve bujqësore për muajin......

Fermerët polakë kërkojnë tërheqjen e qeverisë nga “Marrëveshja e Gjelbër”
Fermerët polakë protestojnë kundër importeve të grurit nga Ukraina dhe kundër masave të BE për mbrojtjen e mjedisit. Ditën e sotme ata mbushën rrugët e......