Kosova Postuar më 28 Shkurt 2024, 12:07

Osmani: Njohja e Kosovës do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës!

Nga SCAN TV
Osmani: Njohja e Kosovës do të vijë bashkë me fitoren e

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi sot se “jemi me Ukrainën sepse ne vetë kemi qenë viktimë e gjenocidit dhe në atë kohë kishim nevojë për dorë ndihme dhe tani duam ta japim ne atë”.

Në një prononcim për mediat në pritjen e liderëve nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky  përpara nisjes së samitit Ukrainë – Europa Juglindore, që zhvillohet sot në Tiranë, Osmani tha se “jemi këtu për të mbështetur Ukrainën duke u bashkuar me pjesën tjetër të botës, me pjesën tjetër të demokracive në sanksionet kundër Rusisë. Jemi këtu të ripërtërijmë angazhimin tonë jo vetëm ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, por gjithashtu të angazhohemi ndaj atyre vlera që ngrihemi së bashku, vlerat e lirisë, pavarësisë dhe ekzistencës bazuar në rendin ndërkombëtar”.

“Në samit do të flas për hapat konkretë që Kosova po merr në këtë drejtim me aleatët e partnerët e tjerë. Do të jemi këtu deri në fitoren e Ukrainës”, tha ajo.

E pyetur nëse do ta kërkojë njohjen e Kosovës nga Ukraina, Osmani tha se “këto janë çështje bilaterale, ne e kemi bërë gjithnjë një kërkese të tillë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me mirëkuptimin e plotë që Ukraina është në gjendje të jashtëzakonshme, në gjendje lufte duke luftuar për lirinë dhe pavarësinë e saj dhe vlerat që janë të rëndësishëm për secilin prej nesh. Ai moment do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës”.

SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 28 Shkurt

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore!

Dollari amerikan ka regjistruar rritje të kuotës këtë mëngjes teksa është blerë sot me 95.6 lekë dhe është shitur me 96.5 lekë në raport me një ditë më parë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat