Samiti/ Rama: Tryezë e përbashkët e vendeve që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja!

Kryeministri Edi Rama, gjatë Samitit Ukrainë – Europa Juglindore, u shpreh se e konsideron këtë ‘një tryezë të përbashkët të vendeve që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja’.
Në fillim të samitit u shfaq një video me mesazhe solidarizuese të liderëve botërorë për Ukrainën.
Rama shprehu mirënjohjen për pjesëmarrjen e të gjithë liderëve në këtë samit: “Ndihem veçanërisht i përulur që t’i uroj mirëseardhjen e veçantë në Tiranë presidentit të Ukrainës, mikut tim, Volodymyr Zelensky. Jemi thellësisht të nderuar që e bëtë këtë udhëtim në Tiranë mes përgjegjësisë të jashtëzakonshme të udhëheqjes jo vetëm të kombit tuaj, por gjithë botës demokratike në qëndresën ndaj luftës që ka sfiduar në mënyrë brutale botën tonë demokratike”.
Ai theksoi se këtë luftë nuk e zgjodhi as Ukraina dhe as bota demokratike, duke u shprehur se: “kjo është një luftë që as Ukraina dhe as bashkësia jonë e kombeve me të njëjtin qëndrim nuk e zgjodhën, një katastrofë e ngjizur nga zgjedhja e vendimit vetëm e një njeriu i drejtuar nga një ëndërr e vjetër e një të shkuare perandorake”.
“Prania juaj këtu është një kujtesë që ai (Vladimir Putin) nuk ia ka dalë dhe pavarësisht fuqisë së saj ushtarake e propagandës toksike, Rusia neoimperialiste nuk ia ka dalë të shtypë vullnetin e popullit ukrainas të jetojë në një atdhe të pavarur e demokratik”, tha ai.
Sondazh

Hasani: Hapja e Ambasadës tonë në Kiev, brenda këtij viti!
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani dhe ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba firmosën marrëveshjen “Për punësimin......

Osmani: Njohja e Kosovës do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi sot se “jemi me Ukrainën sepse ne vetë kemi qenë viktimë e gjenocidit dhe në atë kohë kishim nevojë për dorë......

Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky mikpresin liderët pjesëmarrës në Samitin “Ukrainë-Europa Juglindore”
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, mikpritën së bashku, liderët pjesëmarrës në Samitin “Ukrainë-Europa Juglindore”, i cili......

Nënshkruhet Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ukrainës
Në kuadër të Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore” dhe vizitës së Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në Tiranë është nënshkruar sot “Traktati i......

Grevë e përgjithshme e transportit rrugor dhe ajror në Athinë! Detajet
Taksistët nisën të martën një grevë 48-orëshe në Athinë, e cila në ditën e dytë të saj do të përkojë me një aksion mbarëkombëtar të punonjësve të sektorit......

Sa vaj luledielli konsumojnë shqiptarët? - Shifrat zyrtare/ Në 2023, ra çmimi i shitjes. Por, u rrit importi
Vaji i lulediellit vijon të ketë sërish prani të lartë në konsumin e familjeve shqiptare, pavarësisht luhatjeve me çmimin e shitjes. Sipas dhënave zyrtare nga......

Si i ndikoi lufta marrëdhëniet tregtare me Ukrainën? - Importet u luhatën lehtë në dy vite, me Rusinë gati 3 herë më pak
Kanë kaluar dy vite nga lufta në Ukrainë dhe Shqipëria si pjesë e Europës nuk ka qenë e imunizuar nga ndikimi që kanë patur këto ngarje. Lufta midis Rusisë dhe......

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të kuotës këtë mëngjes teksa është blerë sot me 95.6 lekë dhe është shitur me 96.5 lekë në raport me një ditë më parë......