2024, vijojnë flukset e larta të eurove në vend - Prurjet e depozitave në monedhën evropiane në banka rriten me thuajse 16% në janar

Janari ka nisur me shtim të mëtejshëm të depozitave në monedhën e përbashkët evropiane. Ndërsa përgjatë gjithë vitit 2023, ato u rritën me ritme dyshifrore, vetëm përgjatë janarit totali i tyre rezulton me 96 milionë euro shtesë.
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, ato rezultojnë në në fund të janarit në total 7,396 miliardë euro, me rritje prej 15.9% krahasuar me janarin e vitit 2023. Rritja për 2024 është në këtë mënyrë më e lartë se mesatarja e vitit të shkuar. Nga 6,316 miliardë në dhjetor 2022, ato u shtuan me 15.5% në muajin e fundit të vitit që sapo lamë pas, në nivelin 7,299 miliardë euro.
Rritja kaq e fortë e depozitave në euro, ka amortizuar disi ecurinë e depozitave në monedhën tonë kombëtare, të cilat në të kundërt kanë shënuar rritje më modeste përgjatë gjithë vitit 2023, ashtu si dhe në muajin janar 2024.
Ndërkohë janë depozitat me afat në euro që kanë shënuar edhe rritjen më të shpejtë. Nga 2,930 miliardë euro në dhjetorin e vitit të shkuar ato janë rritur në nivelin 2,989 miliardë euro në janar, me një shtese prej rreth 60 milionë euro.
Rritja e depozitave me afat në euro është shumë më e fortë krahasuar me janarin e vitit të shkuar, me një shtesë vjetore prej 24%. Depozitat pa afat kanë shënuar një rritje më modeste, duke shkuar nga 1,122 miliardë euro në dhjetor, në 1,130 miliardë në fund të janarit.
Rritja më e shpejtë e depozitave me afat në euro është ndikuar edhe në rritja e normës së interesit të tyre gjatë vitit të shkuar. Rritje që arriti mesataren prej 1.2% në vjeshtë, por që u frenua në këtë nivel gjatë tremujorit të fundit të vitit.
Rritja e fortë e depozitave në euro ka kompensuar disi shtimin më modest të atyre në lekë, megjithëse edhe në muajt e fundit ato kanë përshpejtuar rritjen. Nga 764,9 miliardë lekë në dhjetor 2023 ato janë rritur në 776,4 miliardë në fund të janarit.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Samiti/ Rama: Tryezë e përbashkët e vendeve që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja!
Kryeministri Edi Rama, gjatë Samitit Ukrainë – Europa Juglindore, u shpreh se e konsideron këtë ‘një tryezë të përbashkët të vendeve që kanë zgjedhur të shohin......

Hasani: Hapja e Ambasadës tonë në Kiev, brenda këtij viti!
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani dhe ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba firmosën marrëveshjen “Për punësimin......

Osmani: Njohja e Kosovës do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi sot se “jemi me Ukrainën sepse ne vetë kemi qenë viktimë e gjenocidit dhe në atë kohë kishim nevojë për dorë......

Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky mikpresin liderët pjesëmarrës në Samitin “Ukrainë-Europa Juglindore”
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, mikpritën së bashku, liderët pjesëmarrës në Samitin “Ukrainë-Europa Juglindore”, i cili......

Nënshkruhet Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ukrainës
Në kuadër të Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore” dhe vizitës së Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në Tiranë është nënshkruar sot “Traktati i......

Grevë e përgjithshme e transportit rrugor dhe ajror në Athinë! Detajet
Taksistët nisën të martën një grevë 48-orëshe në Athinë, e cila në ditën e dytë të saj do të përkojë me një aksion mbarëkombëtar të punonjësve të sektorit......

Sa vaj luledielli konsumojnë shqiptarët? - Shifrat zyrtare/ Në 2023, ra çmimi i shitjes. Por, u rrit importi
Vaji i lulediellit vijon të ketë sërish prani të lartë në konsumin e familjeve shqiptare, pavarësisht luhatjeve me çmimin e shitjes. Sipas dhënave zyrtare nga......

Si i ndikoi lufta marrëdhëniet tregtare me Ukrainën? - Importet u luhatën lehtë në dy vite, me Rusinë gati 3 herë më pak
Kanë kaluar dy vite nga lufta në Ukrainë dhe Shqipëria si pjesë e Europës nuk ka qenë e imunizuar nga ndikimi që kanë patur këto ngarje. Lufta midis Rusisë dhe......