Shqipëria Postuar më 29 Shkurt 2024, 11:02

Rama mikpret liderët pjesëmarrës në Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE – Synohet rritjen ekonomike të rajonit si dhe përshpejtimin e reformave

Nga SCAN TV
Rama mikpret liderët pjesëmarrës në Samitin e Ballkanit

Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor nisi sot në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama mikpriti në Pallatin e Kongreseve liderët e rajonit si dhe Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, të cilët janë pjesëmarrës në Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE mbi Planin e Ri të Rritjes

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore.

  • Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian.
  • Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal.
  • Përshpejtimi i reformave themelore
  • Rritja e ndihmës financiare

BE-ja do të hapë zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat