Cila është e ardhmja e rregullave fiskale të BE-së?!

Komisioni Europian zbuloi së fundmi një propozim për reformën e rregullave fiskale në Bashkimin Europian, të cilat ishin pezulluar gjatë pandemisë, por tani janë vendosur të riaktivizohen dhe përditësohen.
Borxhi publik në BE u rrit në 90% të PBB-së në vitin 2020 për shkak të pandemisë. Megjithëse u ul në 84% në vitin 2022, ai ende mbetet shumë mbi kufijtë e vendosur nga Komisioni. Shumë vende kanë shpenzuar shumë para publike vitet e fundit për masat për të zbutur ndikimin e pandemisë COVID-19, luftën e Rusisë në Ukrainë dhe krizën energjetike.
Propozimi i Komisionit synon t'u japë shteteve anëtare të BE-së kontroll më të madh mbi mënyrën se si ata përmbushin qëllimet fiskale të përshkruara në Traktatet e BE-së. Këto synime përfshijnë reduktimin e deficitit publik në nën 3% të PBB-së dhe borxhin publik në nën 60% të PBB-së. Megjithatë, vendeve do t'u kërkohet të rregullojnë buxhetet e tyre me një minimum prej 0.5% të PBB-së në vit derisa të arrijnë kufirin e deficitit prej 3%.
Pritet që 14 vende, përfshirë Italinë, Francën, Rumaninë, Spanjën dhe Maltën, të kalojnë kufirin prej 3% të deficitit në vitin 2023. Gentiloni shpjegoi se Komisioni zgjodhi këtë qasje sepse rregullat e mëparshme fiskale ishin joreale dhe tepër komplekse, gjë që çoi në mungesë zbatimi. Pasja e rregullave fiskale që ekzistojnë vetëm në letër, konsiderohet e papranueshme për Bashkimin Europian.
Rëndësia e investimeve publike në arritjen e këtyre qëllimeve mund të shihet përmes shembujve si superkompjuteri italian, Leonardo. Me financimin e përbashkët prej 240 milionë eurosh nga Ministria Italiane e Universiteteve dhe Kërkimeve dhe iniciativës Europiane EuroHPC, Leonardo do të kontribuojë në shumë projekte të inovacionit dixhital. Investime të tilla janë jetike për rritjen e konkurrencës së kërkimit dhe industrisë europiane.
Edhe pse borxhi publik i Italisë është tashmë dyfishi i pragut të rregullave buxhetore, ky investim synon të rrisë konkurrencën e kërkimit dhe industrisë italiane dhe evropiane.
Kufiri ekzistues i BE-së prej 3% të PBB-së për deficitet buxhetore dhe 60% të PBB-së për borxhin nuk do të ndryshohet. Megjithatë, reforma synon të inkurajojë investimet dhe të japë më shumë fleksibilitet për të ulur borxhin për vendet me borxh të lartë.
Ja çfarë do të duhet të bëjnë 14 vendet e BE-së që tejkalojnë kufijtë:
Një rregullim fiskal për katër vjet
Vendet do të duhet të sigurojnë që deficiti të jetë nën 3% të PBB-së, që borxhi të mbahet në nivele të kujdesshme dhe të reduktohet deri në fund të kësaj periudhe. Për sa kohë që deficiti mbetet mbi kufirin, do të zbatohet një rregullim fiskal minimal prej 0.5% të PBB-së në vit.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Nafta, humbje javore prej rreth 1% - Ndikon ngadalësimi i kërkesës në Kinë dhe në SHBA
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë humbje për të dytën javë me radhë, në mbyllje të ditës së sotme. Investitorët janë......

Dollari, në nivelin më të ulët në 2 javë - Ndikohet nga rritja e aplikimeve për asistencën e papunësisë në SHBA
Tregu monetar po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, por të enjten dollari ka ndjeshëm për shkak të rritjes së aplikimeve për përfitimin e asistencës së......

Çfarë po ndodh në tregun valutor?
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të premte të humbasë pikë teksa regjistron rënien e disatë radhazi për këtë javë duke e mbyllur negativisht këtë periudhë......

Bursat europiane, në rritje modeste - Investitorët presin takimet e bankave qendrore javën e ardhshme
Bursat europiane janë hapur në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, duke mbyllur një javë pa shumë luhatje për shkak të paqartësive në lidhje me ekonominë......

Habit inflacioni, rritet gjatë majit! - Pranë 4.7%, pas 6 muajsh rënie. Zhvlerësimi i euros nuk i bën “nder” konsumatorit
Inflacioni gjatë Majit, në mënyrë të papritur është regjistruar në rritje, duke u fiksuar pranë 4.7%, sinjalizojnë shifrat më të fundit të Instat mbi Indeksin......

Shqiptarët “dynden” jashtë, rriten 62% kontratat e sigurimeve - Shtim i ndjeshëm i paketës së kartonit jeshil dhe sigurimit kufitar në janar-prill
Lehtësimi i çmimeve të karburanteve si dhe rënia e euros kanë rritur ndjeshëm numrin e shqiptarëve që udhëtojnë jashtë kufijve. Një prej treguesve më të......

Sa është fatura e humbjeve nga euro për eksportuesit? - Goditja po prek vendet e punës dhe rritjen e pagave
Zhvlerësimi i vazhdueshëm i monedhës europiane kundrejt lekut ka sjellë humbje të mëdha për bizneset eksportuese në vendin tonë dhe kryesisht ata që......

Nënçmimi i euros me lekun i dëmshëm, apo edhe pozitiv? - Çfarë ndodh me inflacionin, kreditë, depozitat, eksportet, importet, remitancat, fuqinë blerëse
Nënçmimi rekord i euros në tregun financiar shqiptar, fenomen që ka vënë në vështirësi eksportuesit e disa segmente prodhuesish, ka nxitur një debat të nxehtë,......