Nafta, humbje javore prej rreth 1% - Ndikon ngadalësimi i kërkesës në Kinë dhe në SHBA

Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë humbje për të dytën javë me radhë, në mbyllje të ditës së sotme. Investitorët janë të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës, por në anën tjetër ka shpresa se Shtetet e Bashkuara dhe Irani mund të arrijnë një marrëveshje për programin bërthamor. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 75.5 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 71 dollarë për fuçi.
Analistët parashikojnë se çmimet e naftës do të qëndrojnë pranë 70 dollarëve, me një marzh luhatjeje prej 3 dollarësh. Të dyja kontratat ranë me rreth 1 dollar në sesionin e së enjtes, ndërsa gjatë kësaj jave kanë rënë me rreth 1%. Në fillim të javës, çmimet u rritën ndjeshëm për shkak të lajmeve se Arabia Saudite do të ulë në mënyrë vullnetare prodhimin, edhe me 1 milionë fuçi naftë në ditë.
Por, në vijim shenjat për ngadalësimin e ekonomisë kineze dhe asaj amerikane ushtruan presion mbi çmimet. Në fokus të tregjeve është edhe takimi i Rezervës Federale javën e ardhshme dhe shumica e analistëve parashikojnë se politika monetare nuk do të ndryshojë.
SCAN
Sondazh

Dollari, në nivelin më të ulët në 2 javë - Ndikohet nga rritja e aplikimeve për asistencën e papunësisë në SHBA
Tregu monetar po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, por të enjten dollari ka ndjeshëm për shkak të rritjes së aplikimeve për përfitimin e asistencës së......

Çfarë po ndodh në tregun valutor?
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të premte të humbasë pikë teksa regjistron rënien e disatë radhazi për këtë javë duke e mbyllur negativisht këtë periudhë......

Bursat europiane, në rritje modeste - Investitorët presin takimet e bankave qendrore javën e ardhshme
Bursat europiane janë hapur në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, duke mbyllur një javë pa shumë luhatje për shkak të paqartësive në lidhje me ekonominë......

Habit inflacioni, rritet gjatë majit! - Pranë 4.7%, pas 6 muajsh rënie. Zhvlerësimi i euros nuk i bën “nder” konsumatorit
Inflacioni gjatë Majit, në mënyrë të papritur është regjistruar në rritje, duke u fiksuar pranë 4.7%, sinjalizojnë shifrat më të fundit të Instat mbi Indeksin......

Shqiptarët “dynden” jashtë, rriten 62% kontratat e sigurimeve - Shtim i ndjeshëm i paketës së kartonit jeshil dhe sigurimit kufitar në janar-prill
Lehtësimi i çmimeve të karburanteve si dhe rënia e euros kanë rritur ndjeshëm numrin e shqiptarëve që udhëtojnë jashtë kufijve. Një prej treguesve më të......

Sa është fatura e humbjeve nga euro për eksportuesit? - Goditja po prek vendet e punës dhe rritjen e pagave
Zhvlerësimi i vazhdueshëm i monedhës europiane kundrejt lekut ka sjellë humbje të mëdha për bizneset eksportuese në vendin tonë dhe kryesisht ata që......

Nënçmimi i euros me lekun i dëmshëm, apo edhe pozitiv? - Çfarë ndodh me inflacionin, kreditë, depozitat, eksportet, importet, remitancat, fuqinë blerëse
Nënçmimi rekord i euros në tregun financiar shqiptar, fenomen që ka vënë në vështirësi eksportuesit e disa segmente prodhuesish, ka nxitur një debat të nxehtë,......

“Ndihma për eksportuesit nuk e zgjidh problemin” - Zekja: Nevojitet ridimensionim i bizneseve, pritet shkurtim i vendeve të punës
Masat e marra nga qeveria në ndihmë të eksportuesve të cilët janë goditur nga zhvlerësimi i monedhës europiane në kursin e këmbimit në tregun vendas janë......