Europa Postuar më 9 Qershor 2023, 09:53

Bursat europiane, në rritje modeste - Investitorët presin takimet e bankave qendrore javën e ardhshme

Nga SCAN TV
Bursat europiane, në rritje modeste - Investitorët presin takimet e

Bursat europiane janë hapur në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, duke mbyllur një javë pa shumë luhatje për shkak të paqartësive në lidhje me ekonominë globale. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.2%, ndërsa shumica e sektorëve realizojnë fitime modeste.

Kjo javë ka qenë e qetë për tregjet e aksioneve. Edhe shumica e bursave në rajonin e Azi-Paqësorit kanë pasur një tendencë në rritje, ndërsa në SHBA indeksi S&P 500 preku nivelin më të lartë për vitin 2023. Tashmë, investitorët do të presin takimet e bankave qendrore javën e ardhshme.

Për Rezervën Federale, analistët parashikojnë se nuk do ndryshojë politikat monetare, ndërsa zyrtarët e Bankës Qendrore Europiane kanë sinjalizuar se normat e interesit do të rriten më tej dhe do të qëndrojnë në nivele të larta për një kohë më të gjatë. Pavarësisht se inflacioni në Eurozonë u ngadalësua në 6.1% për majin, presidentja e BQE, Christine Lagarde tha se kjo shifër është ende shumë larg objektivit prej 2%.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat