“Ringrihet” trafiku ajror - Pas goditjes nga pandemia, numri i pasagjerëve afër nivele të para COVID-19

Raporti i trafikut ajror për muajin prill 2023 tregon se trafiku i pasagjerëve bëri hapa të metejshëm drejt një rekuperimi të plotë pas goditjes së marrë nga pandemia e COVID-19. Sipas dokumentit të publikuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve, me qendër në Bruksel, trafiku i pasagjerëve në rrjetin evropian të aeroporteve u rrit me 21.1% në prill 2023, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
“Duke marrë parasysh se kufizimet e udhëtimit në Evropë ishin lehtësuar vitin që shkoi, një rritje e tillë është e ndjeshme”, - vlerëson raporti. Si rezultat, kur krahasohet me nivelet para pandemisë (prill 2019), vëllimet në prill të këtij viti qëndruan në -7.6%, një përmirësim i mëtejshëm krahasuar me muajt e mëparshëm.
Megjithatë, jo të gjithë aeroportet përfituan në të njëjtën masë. Ndryshimet në performancë mbetën të rëndësishme si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë individual, me vetëm 47% të aeroporteve të Evropës që rekuperuan plotësisht vëllimet e tyre të pasagjerëve para pandemisë.
Aeroporti i Tiranës duket se është aeroporti me rritjen më të madhe të trafikut të pasagjerëve në muajin prill 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke qenë se ky aeroport ka raportuar një rritje me 115.8% të numrit të pasagjerëve. Rinasi bën pjesë në grupin 4 të aeroporteve, një klasifikim që bëhet sipas numrit të pasagjerëve që pret secili prej tyre.
Ola Mitre / Arkive

Shqipëria nënshkruan marrëveshje për nisjen e regjistrave elektronikë për garancitë e origjinës për energjinë elektrike
Organet në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje për nisjen e regjistrave elektronikë për garancitë e origjinës (GO) për energjinë elektrike. Nën iniciativën......

Fed e bën ‘pushim’ në qershor, por pse 1/3 e treta e ekonomistëve presin një rritje së shpejti?!
Rezerva Federale e SHBA-së nuk do të rrisë normat e interesit për herë të parë në më shumë se një vit në takimin e saj të 13-14 qershorit, sipas ekonomistëve......

Siguria rrugore, Italia miraton rregulla të reja - “Alcolock” për automjetet, kaskë dhe targa për scooter-at elektrikë
Ministria e Infrastrukturës në Itali po përgatit një rregullore të re shumë më të ashpër për sigurinë rrugore. Një prej masave të kërkuara me ngulm dhe nga......

Të rinjtë në Shqipëri flenë në kuzhinë! - Sipas Eurostat, 70% e tyre nuk kanë një dhomë të vetën
Të rinjtë shqiptarë janë të dytët në Ballkanin Perëndimor që vuajnë nga fenomeni i jetesës në shtëpi të mbipopulluara. Statistikat e publikuara nga Eurostat......

Siguria e Inteligjencës Artificiale - Britania e Madhe organizon samitin e parë global
Britania e Madhe do të presë një samit global për sigurinë e inteligjencës artificiale këtë vjeshtë. Lajmi u konfirmua nga qeveria britanike duke shtuar se......

Udhëtimet në distanca të gjata, destinacioni Europë!- Turistët nga e gjithë bota zgjedhin kulturën dhe blerjet e luksit në Kontinentin e Vjetër
Europa këtë sezon është një nga destinacionet më të dëshiruara për të ashtuquajturat udhëtime në distanca të gjata. Sipas të dhënave të botuara në raportin......

Alternativat ndaj dollarit amerikan - Kina dhe Brazili, ndër vendet e para që i largohen
Për herë të parë në pothuajse gjysmë shekulli, vendet në mbarë botën kanë filluar të reagojnë ndaj hegjemonisë së dollarit amerikan. Kina po luan pa dyshim......

BE ankohet për reklamimin e kriptove - Instagram, YouTube, TikTok dhe Twitter bëhen objekt kritikash
Instagram, YouTube, TikTok dhe Twitter mund të përballen me veprime rregullatore pasi grupi europian i konsumatorëve, BEUC, u ankua tek Komisioni Europian dhe......