Siguria rrugore, Italia miraton rregulla të reja - “Alcolock” për automjetet, kaskë dhe targa për scooter-at elektrikë

Ministria e Infrastrukturës në Itali po përgatit një rregullore të re shumë më të ashpër për sigurinë rrugore. Një prej masave të kërkuara me ngulm dhe nga ministri Mateo Salvini, është ‘alcolock’. Sipas tij, projekti do të dorëzohet brenda pak ditësh më parlament për miratim dhe objektivi kryesor është ashpërsimi i dënimeve për ata që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe drogës.
Pikërisht për këtë arsye është menduar dhe ‘alcolock’ që do të prekë të gjithë ata që janë dënuar për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit. Ky mjet, i cili aktualisht përdoret dhe në vende të tjera europiane, bën të pamundur ndezjen e automjetit nëse niveli i alkoolit në gjak i shoferit është mbi zero. Një masë shumë e rëndësishme që synon parandalimin e një prej shkaqeve kryesore të aksidenteve rrugore.
Por një risi tjetër është dhe paketa e normave që i dedikohet scooter-ave elektrikë: kasko dhe targë e detyrueshme, përvec sigurimit të paguar. Dënimet për parkim të ndaluar dhe kundravajtje paralajmërohen të jenë shumë të rënda.
Për personat të cilëve do iu merret patenta në rast shkeljeje, para se të kenë sërish të drejtën për të drejtuar një mjet do të duhet të ndjekin kurse edukimi rrugor të detyruar në shkollat përkatëse.
Gjithashtu mendohet dhe unifikimi i radarëve rrugorë në nivel kombëtar, me objektivin për të shpëtuar jetë dhe jo për të mbushur arkat e bashkive. Salvini theksoi se brenda muajit qershor do të ketë më shumë rregulla në kodin rrugor dhe edukim në rrugët italiane.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Të rinjtë në Shqipëri flenë në kuzhinë! - Sipas Eurostat, 70% e tyre nuk kanë një dhomë të vetën
Të rinjtë shqiptarë janë të dytët në Ballkanin Perëndimor që vuajnë nga fenomeni i jetesës në shtëpi të mbipopulluara. Statistikat e publikuara nga Eurostat......

Siguria e Inteligjencës Artificiale - Britania e Madhe organizon samitin e parë global
Britania e Madhe do të presë një samit global për sigurinë e inteligjencës artificiale këtë vjeshtë. Lajmi u konfirmua nga qeveria britanike duke shtuar se......

Udhëtimet në distanca të gjata, destinacioni Europë!- Turistët nga e gjithë bota zgjedhin kulturën dhe blerjet e luksit në Kontinentin e Vjetër
Europa këtë sezon është një nga destinacionet më të dëshiruara për të ashtuquajturat udhëtime në distanca të gjata. Sipas të dhënave të botuara në raportin......

Alternativat ndaj dollarit amerikan - Kina dhe Brazili, ndër vendet e para që i largohen
Për herë të parë në pothuajse gjysmë shekulli, vendet në mbarë botën kanë filluar të reagojnë ndaj hegjemonisë së dollarit amerikan. Kina po luan pa dyshim......

BE ankohet për reklamimin e kriptove - Instagram, YouTube, TikTok dhe Twitter bëhen objekt kritikash
Instagram, YouTube, TikTok dhe Twitter mund të përballen me veprime rregullatore pasi grupi europian i konsumatorëve, BEUC, u ankua tek Komisioni Europian dhe......

Sa e përgatitur është Europa për një rritje të lojërave të fatit dhe varësisë që shkakton?
Në Mbretërinë e Bashkuar, apo Europë, varësia nga kumari është një çështje në rritje. Në Mbretërinë e Bashkuar, 53% e njerëzve të moshës mbi 16 vjeç vlerësohet......

Prodhimi i grurit, Krifca: Prioritet zgjedhja e prodhimit vendas të fermerëve tanë!
Kompanitë shqiptare do të blejnë grurin vendas, si zgjedhjen primare të lëndës së parë për fabrikat e tyre të blojes së miellit dhe prodhimit të bukës bëri të......

Energjia nga era dhe dielli në BE tejkalojnë karburantet fosile për herë të parë!
Era dhe dielli prodhuan më shumë energji në BE gjatë majit sesa të gjitha lëndët djegëse fosile të kombinuara, sipas grupit të ekspertëve për energjinë Ember.......