Shqipëria Postuar më 8 Qershor 2023, 10:23

Prodhimi i grurit, Krifca: Prioritet zgjedhja e prodhimit vendas të fermerëve tanë!

Nga SCAN TV
Prodhimi i grurit, Krifca: Prioritet zgjedhja e prodhimit vendas të

Kompanitë shqiptare do të blejnë grurin vendas, si zgjedhjen primare të lëndës së parë për fabrikat e tyre të blojes së miellit dhe prodhimit të bukës bëri të ditur ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, në përfundim të një takimi që zhvilloi me përfaqësuesit e Shoqatës së Miellit si dhe Shoqatës së Bukës, Brumërave dhe Pastiçerive.

Ministrja bëri të ditur se, ky hap vjen në kushtet, kur në tregjet globale të grurit dhe çmimi i bursës ka pasur një rënie të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar dhe theksoi se “vendimarrja jonë ka qenë për të rritur prodhimin e grurit vendas, në kushtet e një situate të pazakontë, dhe qeveria shqiptare i është përgjigjur një moment të luhatshëm gjeopolitik, i cili solli nevojën për të mbështetur pikërisht prodhimit grurit”.

Krifca tha se, u mbështetën me subvencione rreth 4 mijë fermerë me një sipërfaqe të konsiderueshme të prodhimit të grurit, teksa paralelisht fermerët u ndihmuan për punime të mekanizuara me naftë pa taksa, vitin e kaluar, por edhe këtë vit dhe se sfida kryesore është garantimi i grumbullimit dhe shitja e grurit tek fabrikat e miellit në vend.

Krifca deklaroi se, për kompanitë e blojes zgjedhja e parë do të jetë prodhimi vendas i grurit dhe se janë dy shoqata që janë dakortësuar për blerjen e grurit shqiptar nga fermerët.

Ministrja shprehu angazhimin se do të jetë në një kombinim të vazhdueshëm ecuria e këtij procesi, pasi janë faktor të bursës, tregjeve ndërkombëtare dhe ato gjeopolitike që përcaktojnë çmimet e tregut.

Krifca theksoi se sfida është garantimi i grumbullimit dhe shitja tek fabrikat shqiptare të miellit e grurit vendas si dhe ftoi kompanitë shqiptare të cilat importojnë grurë të fokusohen tek blerja e grurit vendas.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat