Bota Postuar më 8 Qershor 2023, 10:13

Nafta, e qëndrueshme pranë 77 USD për fuçi - Arabia Saudite mund të ulë më tej prodhimin, nëse do të jetë e nevojshme

Nga SCAN TV
Nafta, e qëndrueshme pranë 77 USD për fuçi - Arabia

Nafta po shfaqet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë të shqetësuar për dobësimin e kërkesës, si pasojë e ngadalësimit të ekonomisë globale. Por, humbjet po kufizohen nga vendimi i Arabisë Saudite për të ulur prodhimin edhe me 1 milionë fuçi naftë në ditë, duke filluar nga muaji i ardhshëm. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 77 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet pranë 73 dollarëve për fuçi.

Të dyja kontratat u rritën me rreth 1% në sesionin e kaluar, dhe u mbështet nga deklaratat e zyrtarëve të Arabisë Saudite të cilët thanë se do të ketë sërish reduktim të prodhimit, nëse do të jetë e nevojshme. Referuar zhvillimeve të tjera, rezervat e benzinës në SHBA u rritën me 2.7 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, njoftoi Administrata për Informimin mbi Energjinë. Analistët parashikonin një rritje me 880 mijë fuçi.

Rritja e rezervave të benzinës tregon drejtpërdrejt një rënie të kërkesës nga konsumatorët amerikanë. Në anën tjetër, rezervat e naftës bruto shënuan një rënie të lehtë me 451 mijë fuçi, kundrejt parashikimeve për një rritje me 1 milionë fuçi.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......