Shqipëria Postuar më 8 Qershor 2023, 09:35

Çfarë po ndodh në tregun valutor? – Vijon rënia e fortë për Dollarin, Euron, Frangën dhe Paundin!

Nga SCAN TV
Çfarë po ndodh në tregun valutor? – Vijon rënia e

Dollari amerikan ka humbur sërish 0.6 pikë nga një ditë më parë teksa vijon të dobësohe4t dita ditës duke u blerë këtë mëngjes me 99 klekë dhe duke u shitur me 100.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu ka pësuar zbritje edhe këtë të enjte sikurse edhe ditën e djeshme teksa është blerë sot me 106.2 lekë dhe është shitur me 107.1 lekë.

Franga zvicerane nuk bën përjashtim teksa edhe ajo vijon rënien e lirë edhe këtë mëngjes njësoj si dje duke u blerë sot me 108.4 lekë dhe duke u shitur me 110 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Rënia ka prekur edhe Paundin britanik pasi edhe ai vazhdon të dobësohet ndjeshëm sikurse edhe ditën e mërkurë duke u blerë sot me 122.9 lekë dhe duke u shitur me 124.5 lekë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat