Shqipëria Postuar më 7 Qershor 2023, 15:15

99% e popullsisë e mbuluar me rrjet të shpejtë 4G - Trafiku i internetit broadband nga rrjete fikse i tejkaloi për herë të parë 1 miliard GB

Nga SCAN TV
99% e popullsisë e mbuluar me rrjet të shpejtë 4G - Trafiku i

Veçanërisht pas Pandemisë, Shqipëria po njeh ritme shumë të shpejtë të aksesit në internet, e veçanërisht të ai i shpejti. AKEP raporton se Mbulimi me rrjet celular GSM që mundëson akses në rrjet publik të komunikimeve elektronike, përfshirë akses dhe përdorim interneti funksional, në fund të vitit 2022 rezultoi në 100% të popullsisë dhe rreth 97% të territorit.

Ndërkaq, operatorët që ofronin shërbime celulare, për vitin 2022 kanë raportuar mbulim të popullsisë me rrjet 3G në nivele rreth 91-99%. Për sa i përket mbulimit të territorit dhe popullsisë me rrjet LTE (4G), bazuar në raportimet e kryera për vitin 2022, rezulton se mbulimi është rreth 96% për territorin dhe rreth 99% në nivel popullsie.

Volumi i të dhënave të transmetuara në rrjetet mobile ka njohur një rritje prej 18.57% gjatë vitit 2022, ndërkohë që konsumi mesatar mujor i internetit nga celularët është rritur me përafërsisht 14%. Njëkohësisht, për sa i përket shërbimeve me akses broadband fiks, ka një rritje prej 4% të përdoruesve në raport me vitin e kaluar.

Trafiku i internetit broadband nga rrjete fikse, sipas AKEP, i tejkaloi për herë të parë 1 miliard GB, 6% më shumë se në vitin 2021. Me interes janë edhe të dhënat për sa i përket numrit të përdoruesve me lidhje të shpejtë, mbi 100Mbs, të cilët, nga 37.656 në vitin 2021, sot janë 72.241. Sakaq është dyfishuar edhe numri i përdoruesve të pajisur me linja me shpejtësi mbi 1Gbps.

Sipas të dhënave statistikore të raportuara në AKEP nga sipërmarrësit e rrjeteve të komunikimeve elektronike, numri i pajtimtarëve me akses broadband nga rrjete fikse në fund të vitit 2022 arriti në rreth 21% në nivel popullsie dhe 80% për familje, nga 20% dhe 77% që raportohej në vitin 2021.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat