Qeveria, ligj të ri për objektet e konfiskuara - Ngrihet pranë Kadastrës Komisioni i Objekteve të Konfiskuara. Vendos nëse shiten, apo jo

Vakumet e shumta ligjore të krijuara nga Vendimi i Qeverisë për t’u konfiskuar ndërtuesve përmes kontratave 1 euro shtesat apo objektet pa leje, po adresohen përmes një Ligji të ri të sapodepozituar në Kuvend. Sipas vetë Qeverisë, Ligji ka dy qëllime kryesore: së pari zbutjen e pasojave sociale e urbane të shkatuara nga këto ndërtime, dhe së dyti mirëadministrimin e tyre, në mënyrë që të mund të përdoren për interes publik apo strehim social.
Fjalën e fundit mbi fatin e këtyre shtesave apo objektesh në shkelje të lejes do ta thotë Komisioni i Objekteve të Konfiskuara, i cili do të ngrihet pikërisht për këtë qëllim pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe do të përbëhet nga 9 anëtarë. Ky komision do jetë përgjegjës për vlerësimin dhe miratimin e programeve të zhvillimit, të cilat synojnë zbutjen e pasojave të krijuara nga konfiskimi për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje. Ai do ketë kompetencë miratimin e pjesës takuese të pronarit të truallit, si dhe të pagesat që i janë bërë ndërtuesit nga blerësit deri në momentin e konfiskimit.
Komisioni ka gjithashtu kompetencën të vendosë për mënyrën e administrimit të objekteve apo shtesave, si dhe të përcaktojë institucionet që do u kalohen ato në formë të përkohëshme, apo njësive zbatuese përgjegjëse për zbatimin e masave në përmbajtje të planit të zhvillimit të këtyre objekteve.
Paralelisht, ligji parashikon edhe krijimin e Fondit të veçantë të objekteve të konfiskuara. “Fondi i veçantë i objekteve të konfiskuara” krijohet në formën e një fondi financiar publik, që mbështet politikën kombëtare të zhvillimit të kontrolluar të territorit, të mbështetjes së shpronësimeve/kompensimeve finaciare, me qëllim realizimin e veprave publike si dhe zbutjen e pasojave të shkaktuara nga ndërtimet pa leje, të konfiskuara për qëlllime të strehimit social apo interes tjetër publik, sqaron Këshilli i Ministrave në relacionisn shoqërues të projektligjit.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Cilat borxhe rëndojnë më shumë mbi bashkitë? 3-mujori/ Trendi në rritje, peshën kryesore e mbajnë 6 njësi
Ndryshe nga direktiva e qeverisë qendrore që u është dhënë 61 bashkive në vend për uljen e borxheve, në tremujorin e parë të vitit duket se nuk ka asnjë......

Ministrja Krifca: Bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare të Tregtisë për rritjen e mëtejshme të eksporteve bujqësore
Në aktivitetin lançues tek Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrja Frida Krifca njoftoi programin e ri për promovimin e tregtisë, i cili do të......

Si Arabia Saudite humbi kontrollin e çmimeve të naftës?!
Ishte koha kur Arabia Saudite ishte aq e fuqishme sa mund të komandonte të ardhmen, ose të paktën të ardhmen e ekonomisë botërore. Njerëzit vareshin nga çdo......

Sistemi i ri unitar i patentave evropiane që shpreson të revolucionarizojë inovacionin!
Vargu diellor lundrues Proteus, i vendosur pranë Roterdamit në Holandë, është një projekt novator që kombinon panelet fotovoltaike lundruese me teknologjinë e......

Pse fermat e luleshtrydheve janë bërë një fushë beteje politike në Spanjë?
Deputetët gjermanë anuluan një udhëtim në Spanjën jugore të hënën mes polemikave politike mbi thatësirën në rajon. Ujitja e fermave pranë ligatinave të brishta......

Jeta pas plastikës: Si do ta zvogëlojmë ndotjen me 80% deri në vitin 2040?
Ndotja nga plastika mund të ulet me 80 % deri në vitin 2040, sipas një raporti të Programit të OKB-së për Mjedisin (UNEP). Ky objektiv ambicioz mbështetet në......

Lira turke arrin një rekord të ri të ulët kundrejt dollarit amerikan 10 ditë pas rizgjedhjes së Erdogan!
Lira turke u ul në një nivel të ri të ulët kundrejt dollarit të mërkurën, më shumë se një javë pas rizgjedhjes së Presidentit Recep Tayyip Erdogan. Monedha,......

Pse BE po konsideron ndalimin e detyrueshëm të përdorimit të Huawei për të ndërtuar rrjetin 5G?!
Bashkimi Europian po shqyrton një ndalim të detyrueshëm për shtetet anëtare që përdorin kompanitë që mund të paraqesin rrezik sigurie në rrjetet e tyre 5G,......