Pse BE po konsideron ndalimin e detyrueshëm të përdorimit të Huawei për të ndërtuar rrjetin 5G?!

Bashkimi Europian po shqyrton një ndalim të detyrueshëm për shtetet anëtare që përdorin kompanitë që mund të paraqesin rrezik sigurie në rrjetet e tyre 5G, duke përfshirë Huawei Technologies Co Ltd të Kinës, raportoi Financial Times.
Masa vjen si një përgjigje ndaj shqetësimeve në rritje në Bruksel rreth vonesës së veprimit nga disa qeveri kombëtare për këtë çështje, thanë zyrtarët për gazetën.
Në vitin 2020, BE-ja tha se shtetet anëtare mund të kufizojnë ose përjashtojnë shitësit me rrezik të lartë 5G si Huawei nga pjesët kryesore të rrjetit të tyre të telekomunikacionit dhe i rezistuan presionit në atë kohë nga Uashingtoni për një ndalim të plotë të telekomit kinez.
Në një takim të premten e kaluar, komisioneri i tregut të brendshëm të BE-së Thierry Breton informoi ministrat e telekomunikacionit se vetëm një e treta e vendeve të BE-së kishin zbatuar ndalimet e Huawei në zona kritike, thuhet në raport.
Meqenëse udhëzimet nuk kishin një ndalim në vitin 2020, BE-ja mund të prezantojë një ndalim të detyrueshëm për kompanitë që konsiderohen se paraqesin rrezik sigurie, nëse vendet anëtare si Gjermania vazhdojnë të vonojnë, shtoi gazeta.
Gjermania ka konsideruar ndalimin e disa komponentëve nga kompanitë kineze Huawei dhe ZTE në rrjetin e saj të telekomunikacionit, i tha një burim qeveritar Reuters në mars, në një lëvizje potencialisht të rëndësishme për të adresuar shqetësimet e sigurisë.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Hungaria, në kërkim të mjekëve! - Të shumtë ata që largohen nga vendi për një pagë më të mirë
Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë hungareze, personeli mjekësor po largohet nga vendi në kërkim të një page më të mirë dhe kushteve të punës më të......

Punëtorët e huaj të pakualifikuar në Gjermani - Krijimi i një “kaste” të re të ulët në vend shqetëson analistët
Ekspertët në Gjermani paralajmërojnë se thjeshtimi i hyrjes dhe qëndrimit në vend të punëtorëve me pagë të ulët, kërcënon të krijojë një "kastë të re të ulët"......

Në kërkim të mënyrave për rritjen e likuiditetit - Bashkimi Europian nis sondazhin për borxhin e tij
Bashkimi Europian ka nisur një sondazh për të ndihmuar në rritjen e likuiditetit të borxhit. Blloku prej 27 vendesh anëtare do të anketojë pjesëmarrësit e......

Bie kërkesa për naftë në SHBA - Pavarësisht rritjes ekonomike, kërkesa do të ulet dhe më shumë
Kërkesa për naftë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bjerë deri në vitin 2024, pavarësisht rritjes së aktivitetit ekonomik, duke zgjatur një shkëputje të......

OECD: Rritja ekonomike globale, e kufizuar - Niveli më i ulët që nga kriza financiare e 2009-ës
Ekonomia globale do të rritet vetëm në mënyrë të moderuar gjatë vitit të ardhshëm pasi ndihen efektet e plota të rritjes së normës së bankës qendrore, duke......

Vazhdon rënia e lirë në tregun valutor – Sa këmbehen sot Dollari, Euro, Paundi dhe Franga?!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish një rënie të fortë këtë mëngjes duke zbritur poshtë kuotës së 100 lekë teksa është blerë këtë të mërkurë me 99.6 lekë......

Banka Botërore “përmirëson” ekonominë globale - Por, parashikohet panoramë më e zbehtë për vitin e ardhshëm
Banka Botërore ngre perspektivën e saj të rritjes globale për vitin 2023, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina dhe ekonomitë e tjera të mëdha janë......

Nafta zgjeron humbjet, zbret pranë 76 USD - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, pasi shqetësimet mbi kërkesën për shkak të......