Europa Postuar më 7 Qershor 2023, 11:34

Punëtorët e huaj të pakualifikuar në Gjermani - Krijimi i një “kaste” të re të ulët në vend shqetëson analistët

Nga SCAN TV
Punëtorët e huaj të pakualifikuar në Gjermani - Krijimi i

Ekspertët në Gjermani paralajmërojnë se thjeshtimi i hyrjes dhe qëndrimit në vend të punëtorëve me pagë të ulët, kërcënon të krijojë një "kastë të re të ulët" në vend. Sipas një studimi të përgatitur nga këshilli i ekspertëve për integrimin dhe migracionin, puna në sektorin me paga të ulëta është shpesh më shumë një kurth sesa një trampolinë për punëtorët e huaj. Analiza në fjalë merret me me planin e qeverisë gjermane për të lejuar punëtorët e huaj të punojnë tetë muaj në vit, pavarësisht kualifikimit të tyre.

Ministri i Punës, Hubertus Heil dhe Shefja e Diplomacisë Annalena Berbock janë aktualisht në një turne në Amerikën e Jugut ku, ndër të tjera, ata po mbrojnë ardhjen e punëtorëve të kualifikuar për të punuar në Gjermani.

Sektorë të caktuar të ekonomisë si ndërtimi, bujqësia, industria ushqimore dhe kujdesi në shtëpi nuk mund të mbijetonin pa punëtorë të huaj, sipas analistëve në vend. Megjithatë, ata punojnë për pagat më të ulëta, në kushtet më të vështira dhe pa mundësi avancimi, dhe shpeshherë përballen me shkelje sistematike të të drejtave, sipas studimit.

Prandaj analistët rekomandojnë që punëtorët e huaj të marrin informacion të plotë për të drejtat dhe mekanizmat e mbrojtjes. Përveç kësaj, paditë kolektive duhet të lejohen, shtoi ai, sepse rrit mundësinë, për shembull, të grupeve të punëtorëve nga Europa Lindore që flasin pak gjermanisht, për t'u mbrojtur nga një punëdhënës i një kompanie të madhe.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat