Në kërkim të mënyrave për rritjen e likuiditetit - Bashkimi Europian nis sondazhin për borxhin e tij

Bashkimi Europian ka nisur një sondazh për të ndihmuar në rritjen e likuiditetit të borxhit. Blloku prej 27 vendesh anëtare do të anketojë pjesëmarrësit e tregut për të ndihmuar në identifikimin e mënyrave të mëtejshme për të rritur likuiditetin dhe atraktivitetin e obligacioneve të tij. Lajmi u konfirmua nga Komisioni Europian me anë të një deklarate për mediat.
BE-ja ka vendosur të mbledhë deri në 800 miliardë euro borxh të përbashkët deri në vitin 2026 për të financuar një fond të rimëkëmbjes pas COVID-it, përveç një skeme të mëparshme pandemike.
Kjo e ka bërë atë një nga emetuesit më të mëdhenj të bonove në më pak se tre vjet. Por zyrtarët e financimit të BE-së kanë thënë se investitorët nuk e trajtojnë atë si një qeveri, edhe pse ajo po rrit borxhin e përbashkët me mbështetjen e vendeve anëtare.
Reuters raportoi ekskluzivisht në prill se BE po përgatitej t'u afrohej ofruesve të indeksit, që borxhi të përfshihej në indekset e obligacioneve qeveritare, një lëvizje që do të tërhiqte kërkesë të qëndrueshme nga një grup shumë më i madh investitorësh globalë.
BE ka filluar gjithashtu shitjen e obligacioneve që mbështesin programet e saj të ndryshme nën një emërtim të vetëm dhe po përgatit një kornizë për bankat që t'u ofrojnë investitorëve kuota të rregullta çmimesh.
Johhanes Hahn, komisioneri europian për buxhetin dhe administratën u shpreh se do të nisë një anketim ndaj investitorëve, e cila do të ndihmojë t'u shërbehet atyre edhe më mirë. Por dhe të përmirësohet më tej strategjia europiane e financimit dhe qasja ndaj tregut.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Bie kërkesa për naftë në SHBA - Pavarësisht rritjes ekonomike, kërkesa do të ulet dhe më shumë
Kërkesa për naftë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bjerë deri në vitin 2024, pavarësisht rritjes së aktivitetit ekonomik, duke zgjatur një shkëputje të......

OECD: Rritja ekonomike globale, e kufizuar - Niveli më i ulët që nga kriza financiare e 2009-ës
Ekonomia globale do të rritet vetëm në mënyrë të moderuar gjatë vitit të ardhshëm pasi ndihen efektet e plota të rritjes së normës së bankës qendrore, duke......

Vazhdon rënia e lirë në tregun valutor – Sa këmbehen sot Dollari, Euro, Paundi dhe Franga?!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish një rënie të fortë këtë mëngjes duke zbritur poshtë kuotës së 100 lekë teksa është blerë këtë të mërkurë me 99.6 lekë......

Banka Botërore “përmirëson” ekonominë globale - Por, parashikohet panoramë më e zbehtë për vitin e ardhshëm
Banka Botërore ngre perspektivën e saj të rritjes globale për vitin 2023, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina dhe ekonomitë e tjera të mëdha janë......

Nafta zgjeron humbjet, zbret pranë 76 USD - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, pasi shqetësimet mbi kërkesën për shkak të......

Dollari, në nivelin më të lartë në 2 muaj e gjysmë - Rezerva Federale pritet të mos ndryshojë politikën monetare javën e ardhshme
Dollari amerikan i është rikthyer fitimeve gjatë sesionit europian, duke u ngjitur në nivelin më të lartë në 2 muaj e gjysmë. Ndërkohë, dollari australian po......

Bursat vijojnë qëndrueshmërinë - Investitorët presin takimin e FED, javën e ardhshme
Busat europiane janë hapur në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë në pritje të takimit të Rezervës Federale javën e ardhshme. Indeksi......

Shqipëria, marrëveshje 100 milionë euro për energjinë me Francën dhe Gjermaninë. Zv.kryeministrja Balluku: Kalojmë në një fazë të re
Shqipëria nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit financiar me Francën dhe Gjermaninë për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në fazën e dytë.......