Shqipëria Postuar më 7 Qershor 2023, 10:05

Vazhdon rënia e lirë në tregun valutor – Sa këmbehen sot Dollari, Euro, Paundi dhe Franga?!

Nga SCAN TV
Vazhdon rënia e lirë në tregun valutor – Sa këmbehen

Dollari amerikan ka regjistruar sërish një rënie të fortë këtë mëngjes duke zbritur poshtë kuotës së 100 lekë teksa është blerë këtë të mërkurë me 99.6 lekë dhe është shitur me 100.9 lekë në raport me ditën e djeshme.

Monedha europiane gjithashtu ka pësuar edhe ditën e sotme rënie të ndjeshme të kuotës teksa blihet mëngjesin e sotëm me 106.6 lekë dhe shitet me 107.5 lekë krahasuar më ditën e djeshme.

Franga zvicerane ka shënuar edhe ajo zbritje të konsiderueshme të vlerës ditën e sotme pasi në raport me dje është blerë sot me 109.3 lekë dhe është shitur me 110.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Paundi britanik nuk bën përjashtim pasi edhe ai vazhdon të dobësohet ndjeshëm edhe sot teksa është blerë sot me 123.3 lekë dhe është shitur e 125 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat