Dollari, në nivelin më të lartë në 2 muaj e gjysmë - Rezerva Federale pritet të mos ndryshojë politikën monetare javën e ardhshme

Dollari amerikan i është rikthyer fitimeve gjatë sesionit europian, duke u ngjitur në nivelin më të lartë në 2 muaj e gjysmë. Ndërkohë, dollari australian po qëndron në nivelin më të lartë në 3 javët e fundit, pasi Rezerva Federale e Australisë rriti normën bazë të interesit në nivelin më të lartë në 11 vitet e fundit, prej 4.1%. Euro vijon të kuotohet poshtë 1.07 dollarëve, ndërsa paundi këmbehet me rreth 1.24 dollarë.
Analistët e tregjeve kanë ndryshuar sërish parashikimet në lidhje me politikën monetare në Rezervës Federale në SHBA dhe tashmë presin 19% mundësi, që banka qendrore të rrisë normën bazë të interesit në takimin e javës së ardhshme, nga rreth 60% javën e kaluar. Të dhënat e publikuara në SHBA treguan se sektori i shërbimeve u ngadalësua ndjeshëm gjatë majit, ndërsa edhe kërkesat e reja shënuan rënie, shenja se inflacioni po “ftohet”.
Ndër zhvillimet e tjera, lira turke preku nivelin më të ulët histori, duke u këmbyer në rreth 22 përballë dollarit. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin u rrit ndjeshëm me rreth 6% në sesionin e kaluar, duke u ngjitur sërish në mbi 27 mijë dollarë. Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve (SEC) paditi Coinbase, duke e akuzuar platformën më të madhe të kriptomonedhave se funksiononte në mënyrë të paligjshme. Ky veprim erdhi vetëm një ditë pasi rregullatorët paditën Binance, platformën më të madhe të këmbimit të kriptomonedhave në botë dhe CEO-n e saj Changpeng Zhao.
SCAN
Sondazh

Bursat vijojnë qëndrueshmërinë - Investitorët presin takimin e FED, javën e ardhshme
Busat europiane janë hapur në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë në pritje të takimit të Rezervës Federale javën e ardhshme. Indeksi......

Shqipëria, marrëveshje 100 milionë euro për energjinë me Francën dhe Gjermaninë. Zv.kryeministrja Balluku: Kalojmë në një fazë të re
Shqipëria nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit financiar me Francën dhe Gjermaninë për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në fazën e dytë.......

Sondazhi: Shkëlqen perspektiva globale e banesave pavarësisht presionit nga normat më të larta!
Perspektiva për shumicën e tregjeve kryesore të banesave është përmirësuar nga tre muaj më parë, pavarësisht normave të larta të interesit, sipas sondazheve të......

Pse bankat shtetërore kineze kërkojnë uljen e kufirit të normave të depozitave në dollarë?!
Në një përpjekje të rrallë për të forcuar juanin e Kinës, një organ vetërregullues i mbikëqyrur nga banka qendrore e vendit u ka thënë bankave të mëdha......

Kosova e hapur për zgjedhje të reja në komunat e goditura nga trazirat!
Kosova është e hapur ndaj mundësisë së zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore me shumicë serbe pas trazirave, por hapa të tjerë duhet të ndërmerren para......

Monitorimi i planeve të eficiencës së energjisë - Mungon sistemi zyrtar për të dhënat energjetike, hapet tenderi për ngritjen e databazës
Në Shqipëri mungon sistemi zyrtar i grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave energjetike e në veçanti ai për të dhënat e konsumit të energjisë. Shqetësimi......

21.31% e energjisë së shpërndarë “humbi” në rrjet - Të dhënat nga ERE: Ulje në raport me një vit më parë
21.31% e energjisë elektrike të shpërndarë humbi në rrjet gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, nga......

Energjia dhe lëndët e para shtrenjtuan ndërtimin - Sipas INSTAT, kostot u rritën me 5.3% në janar-mars
Inflacioni duket se vijon të jetë i pranishëm në ndërtim. Indeksi i Kushtimit në ndërtim, që mat ecurinë e çmimeve në sektor, me bazë tremujore, për tre muajt......