Energjia dhe lëndët e para shtrenjtuan ndërtimin - Sipas INSTAT, kostot u rritën me 5.3% në janar-mars

Inflacioni duket se vijon të jetë i pranishëm në ndërtim. Indeksi i Kushtimit në ndërtim, që mat ecurinë e çmimeve në sektor, me bazë tremujore, për tre muajt e parë të këtij viti fiksohet pranë 5.3%. Gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar, rritja e çmimeve në ndërtim fiksohej në 7%, ndërsa në tremujorin e tretë të vitit 2022 pranë 7.2%. Norma prej 5.3% e rritjes së çmimeve në ndërtim është më e ulta që prej tre muajve të parë të vitit 2022, kur nisi edhe kriza e çmimeve në rang global, dhe prej të cilës u prek ndjeshëm edhe ky sektor.
Krahasuar me periudhën para krizës, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, të analizuara nga “Scan Intel” rezulton se, çmimet në ndërtim janë rritur me 8.2% në tërësi, dhe me 9.3% sa i përket materialeve të ndërtimit.
Sa i përket rritjes së çmimeve në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, nga shifrat rezulton se, rritjen më të lartë e regjistron zëri “Kosto të tjera”, me 7.5%, ndjekur nga “Shpenzimet për energji”, me 6.3%, si dhe materialet hidro-saniatre dhe të ndërtimit, me 6.2% dhe 6% respektivisht. Nga krahu i kundërt, si zërat me rritjen më të ulët të çmimeve rezultojnë të jenë “shpenzimet për makineri” me 3.2% dhe “shpenzimet për transport” me 3.5%.
Në terma tremujorë ndërkohë, ndryshon pak situata, pasi shifrat tregojnë se çmimet në ndërtim u rritën me 1.2% në tre muajt e parë të vitit, nga 0.8% që ishte rritja në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Por ndryshe nga inflacioni i çmimeve të konsumit, në rastin e ndërtimit, kostot janë shumë pak ose aspak të lidhura me faktorë sezonalë. Kështu, në terma tremujorë rezulton se çmimet në ndërtim më së shumti janë rritur sa i përket “shpenzimeve për energji”, me 2.5%, “kosto të tjera” me 2.3% si dhe “materiale hidro-sanitare”, me 1.5%.
Si në terma tremujorë, ashtu edhe në terma vjetorë, shifrat sinjalizojnë se asnjë prej zërave të shpenzimeve në sektor nuk ka pësuar rënie gjatë periudhës janar-mars të këtij viti,
Indeksi i Kushtimit në Ndërtim është një tregues me peshë jo vetëm në llogaritjet kombëtare, por shërben edhe si një sinjalizim për ecurinë e çmimeve në tregun imobiliar në vend. Fakti që presionet inflacioniste po vijojnë të jenë të pranishme në këtë treg, tregon se edhe çmimet e apartamenteve dhe ndërtimeve do të vijojnë të jenë nën të njëjtin presion.
Roel Korkuti/SCAN
Sondazh

Rritet borxhi ndaj bizneseve e qytetarëve - 3-mujori 2023/ Investimet mbajnë peshën kryesore të detyrimeve të prapambetura
Në tremujorin e parë të vitit, qeveria qendrore dhe ajo vendore kanë rritur stokun e borxhit ndaj qytetarëve dhe bizneseve me rreth 565 milionë lekë. Referuar......

Eksportet bujqësore, në sfidë me standardet e cilësinë - Prodhuesit shqiptarë do të asistohen për plotësuar kriteret e tregjeve globale
Prodhuesit shqiptarë do të asistohen me qëllim që të përmbushin standardet dhe cilësinë e kërkuar nga tregjet globale, siç janë vendet e Bashkimit Europian,......

Një program kombëtar për vajin e ullirit - Platforma online për të gjithë kultivarët, për herë të parë në Shqipëri
Së shpejti në Shqipëri do të ngrihet një platformë për t’u ardhur në ndihmë kultivarëve të vajit të ullirit. Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim......

Shkëmbimi i kriptove Binance goditet nga një “rrjedhje” prej 780 milionë dollarë në 24 orët e fundit!
Investitorët kanë tërhequr rreth 780 milionë dollarë nga shkëmbimi i kriptove Binance në 24 orët e fundit, tha të martën firma e të dhënave Nansen. Kjo vjen......

BE zgjat ndalimet për grurin ukrainas deri në mes të shtatorit!
Komisioni Europian vendosi të hënën në mbrëmje të zgjasë deri më 15 shtator një seri ndalimesh të jashtëzakonshme për importet pa tarifa të drithit ukrainas,......

Ekonomia në Itali pritet të rritet me 1.2% - Viti 2024 do të regjistrojë një zgjerim më të vogël
Prodhimi i Brendshëm Bruto në Itali pritet të rritet në vitin 2023, me 1.2%, dhe në 2024–ën me 1.1%, megjithëse më ngadalë se në vitin 2022. Të dhënat janë......

“Në garë me lojtarët globalë” - Franca nënshkruan marrëveshje për ngritjen e fabrikës së çipave prej 7.5 miliardë eurosh
Ministri francez i Ekonomisë Bruno Le Maire nënshkroi një marrëveshje për ngritjen e një fabrike të re gjysmëpërçuese në Francë me CEO të STMicroelectronics......

Linjat ajrore globale dyfishojnë fitimet - Sezoni i verës pritet të jetë shumë i ngjeshur
Linjat ajrore globale dyfishuan parashikimet e tyre të fitimeve për vitin 2023, në 9.8 miliardë dollarë nga 4.7 miliardë dollarë, mbështetur nga kërkesa e......