Rritet borxhi ndaj bizneseve e qytetarëve - 3-mujori 2023/ Investimet mbajnë peshën kryesore të detyrimeve të prapambetura

Në tremujorin e parë të vitit, qeveria qendrore dhe ajo vendore kanë rritur stokun e borxhit ndaj qytetarëve dhe bizneseve me rreth 565 milionë lekë. Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, stoku i detyrimeve të prapambetura në fund të vitit 2022 rezultonte në rreth 12.2 miliardë lekë, ndërsa në fund të muajit Mars 2023 ka arritur në afro 12.8 miliardë lekë.
Peshën më të madhe të stokut e mban qeveria qendrore me rreth 6.7 miliardë lekë. ndërsa borxhi i qeverisë vendore ka pësuar një rritje të lehtë, duke u regjistruar në 6 miliardë lekë në fund të muajit mars. Së fundmi ndaj pushtetit vendor është ndërmarrë një iniciativë ligjore e cila i detyron bashkitë që fondet e trashëguara nga një vit më parë t’i përdorin për të shlyer detyrimet e prapambetura. Borxhet më të mëdha i takojnë zërit të investime, ku bëhet fjalë për projekte të punëve publike për të cilat ende nuk janë bërë pagesat ndaj kompanive dhe që detyrimet arrijnë në vlerën e 4.43 miliardë lekë, ku peshën më të madhe e mbajnë bashkitë.
Në vendin e dytë për nga pesha që zënë në stokun total të detyrimeve të prapambetura renditen vendimet gjyqësore, të cilat regjistrohen në 3.5 miliardë lekë dhe kanë të bëjnë kryesisht me largime të padrejta nga puna në administratën publike apo çështje të hapura kundrejt shtetit shqiptar. Në këtë zë, qeveria qendrore zë hapësirën më të madhe.
Në tërësi, zëri kryesor që ka pësuar rritje krahasuar me fundvitin 2022, është ai i investimeve, ndërsa detyrimet për vendimet gjyqësore kanë ardhur në ulje. Në shifra të ulëta renditen zëra të tjerë, si shërbime, mirëmbajtje, sigurime shoqërore, sigurime shëndetësore, etj.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Eksportet bujqësore, në sfidë me standardet e cilësinë - Prodhuesit shqiptarë do të asistohen për plotësuar kriteret e tregjeve globale
Prodhuesit shqiptarë do të asistohen me qëllim që të përmbushin standardet dhe cilësinë e kërkuar nga tregjet globale, siç janë vendet e Bashkimit Europian,......

Një program kombëtar për vajin e ullirit - Platforma online për të gjithë kultivarët, për herë të parë në Shqipëri
Së shpejti në Shqipëri do të ngrihet një platformë për t’u ardhur në ndihmë kultivarëve të vajit të ullirit. Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim......

Shkëmbimi i kriptove Binance goditet nga një “rrjedhje” prej 780 milionë dollarë në 24 orët e fundit!
Investitorët kanë tërhequr rreth 780 milionë dollarë nga shkëmbimi i kriptove Binance në 24 orët e fundit, tha të martën firma e të dhënave Nansen. Kjo vjen......

BE zgjat ndalimet për grurin ukrainas deri në mes të shtatorit!
Komisioni Europian vendosi të hënën në mbrëmje të zgjasë deri më 15 shtator një seri ndalimesh të jashtëzakonshme për importet pa tarifa të drithit ukrainas,......

Ekonomia në Itali pritet të rritet me 1.2% - Viti 2024 do të regjistrojë një zgjerim më të vogël
Prodhimi i Brendshëm Bruto në Itali pritet të rritet në vitin 2023, me 1.2%, dhe në 2024–ën me 1.1%, megjithëse më ngadalë se në vitin 2022. Të dhënat janë......

“Në garë me lojtarët globalë” - Franca nënshkruan marrëveshje për ngritjen e fabrikës së çipave prej 7.5 miliardë eurosh
Ministri francez i Ekonomisë Bruno Le Maire nënshkroi një marrëveshje për ngritjen e një fabrike të re gjysmëpërçuese në Francë me CEO të STMicroelectronics......

Linjat ajrore globale dyfishojnë fitimet - Sezoni i verës pritet të jetë shumë i ngjeshur
Linjat ajrore globale dyfishuan parashikimet e tyre të fitimeve për vitin 2023, në 9.8 miliardë dollarë nga 4.7 miliardë dollarë, mbështetur nga kërkesa e......

“Nuk është arritur ende kulmi në inflacionin bazë” - Lagarde: BQE do të rrisë sërish normat e interesit
Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde pranoi shenja moderimi në inflacionin bazë në Eurozonë, por ripohoi se ishte shumë herët për ta......