Europa Postuar më 6 Qershor 2023, 11:21

Ekonomia në Itali pritet të rritet me 1.2% - Viti 2024 do të regjistrojë një zgjerim më të vogël

Nga SCAN TV
Ekonomia në Itali pritet të rritet me 1.2% - Viti 2024 do të

Prodhimi i Brendshëm Bruto në Itali pritet të rritet në vitin 2023, me 1.2%, dhe në 2024–ën me 1.1%, megjithëse më ngadalë se në vitin 2022. Të dhënat janë publikuar nga Istat në raportin "Perspektivat për ekonominë italiane". Sipas këtij raporti, pritet që konsumi i familjeve rezidente dhe institucionet sociale private në shërbim të familjeve, të shënojë një rritje në vitin 2023, me 0.5% në përputhje me trendin e aktivitetit ekonomik, i cili do të forcohet vitin e ardhshëm me 1.1%. Kjo falë uljes së mëtejshme të inflacionit të shoqëruar me një rikuperim gradual të pagave dhe një përmirësimi në tregun e punës

Në tremujorin e parë të këtij viti, pas një rënieje të lehtë në fund të vitit 2022, vijoi faza e zgjerimit të ekonomisë italiane, duke e çuar rritjen e fituar në 2023 në +0.9%. Megjithatë, Istat thekson se sinjalet për muajt e ardhshëm sugjerojnë, pavarësisht fillimit veçanërisht pozitiv, një ngadalësim të aktivitetit ekonomik në pjesën tjetër të vitit, duke nënvizuar se pas tremujorit të parë rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto  ishte 0.9% dhe pritet 1.2% për të gjithë vitin 2023. Ngadalësimi i tregtisë së jashtme, pasiguria për luftën në Ukrainë, por edhe “faktori shtesë i rrezikut” që mund të vinte nga pasojat ekonomike, veçanërisht në sektorin bujqësor, të përmbytjes në Emilia Romagna, po japin pasojat e tyre.

Në parashikimin dyvjeçar, shpjegon Istat, rritja e PBB-së do të mbështetej kryesisht nga kontributi i kërkesës së brendshme neto nga inventarët dhe nga kufizimi kërkesës së huaj neto. Në vitin 2023, inventarët pritet të japin një kontribut negativ marxhinal -0.1 pikë i ndjekur nga ‘ një zero’ ‘ në 2024 - ën.

Konsumi nga familjet dhe institucionet sociale private duhet të rritet falë një reduktimi të mëtejshëm të inflacionit të shoqëruar me një rikuperim gradual të pagave dhe një përmirësim në tregun e punës. Nga ana tjetër, investimet do të ruajnë ritme të larta rritjeje me 3%, krahasuar me komponentët e tjerë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......