Shqipëria Postuar më 6 Qershor 2023, 14:13

Eksportet bujqësore, në sfidë me standardet e cilësinë - Prodhuesit shqiptarë do të asistohen për plotësuar kriteret e tregjeve globale

Nga SCAN TV
Eksportet bujqësore, në sfidë me standardet e cilësinë

Prodhuesit shqiptarë do të asistohen me qëllim që të përmbushin standardet dhe cilësinë e kërkuar nga tregjet globale, siç janë vendet e Bashkimit Europian, SHBA dhe Kina, në mënyrë që të mos përballen me refuzime të produkteve në kufi, si dhe të zgjerojnë hartën e eksporteve.  Disa nga problematikat e hasura deri më tani, do të hyjnë në rrugën e zgjidhjes përmes “Programit Global të Cilësisë dhe Standardeve (GQSP), i cili është shtirë edhe në Shqipëri, dhe po zbatohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial(UNIDO).

Ky program ndihmon prodhuesit e vegjël dhe të mesëm që të rrisin cilësinë e produkteve të tyre, të përshtaten me kërkesat e tregjeve ndërkombëtare dhe të mund të përfitojnë më shumë të ardhura.

Programi financohet nga qeveria zvicerane, përmes SECO. Zv. Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, theksoi se sektori bujqësor në Shqipëri ka shumë potencial i cili duhet shfrytëzuar përmes rritjes së cilësisë dhe standardeve.

Ndërsa për Ministrinë e Bujqësisë, analiza e përputhshmërisë së standardeve është shumë e rëndësishme për politikat publike në vijim.

Nga analiza e pajtueshmërisë së standardeve të kryer nga UNIDO, sa i takon refuzimeve në kufi, rezulton se gjatë periudhës 2010-2020 më shumë se gjysma e pjesës totale të refuzimeve , afro 58 për qind ka qenë nga tregu i BE, ndërsa Kina përbën 31 për qind dhe SHBA 11 për qind.

 

Elisabeta Dosku/ SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......