Monitorimi i planeve të eficiencës së energjisë - Mungon sistemi zyrtar për të dhënat energjetike, hapet tenderi për ngritjen e databazës

Në Shqipëri mungon sistemi zyrtar i grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave energjetike e në veçanti ai për të dhënat e konsumit të energjisë. Shqetësimi ngrihet nga Agjencia për Eficiencën e Energjisë, që shton se si rrjedhojë, hasen vështirësi të dukshme në hartimin dhe monitorimin e të gjitha planeve të eficiencës së energjisë dhe burimeve të rinovueshme.
Po ashtu, sipas Agjencisë kjo vështirësi haset edhe në drejtim të strategjive dhe planeve kombëtare si dhe për monitorimin e targeteve të klimës për reduktimin e emetimeve të dioksidit të karbonit, bazuar në kërkesat e BE-së dhe Marrëveshjes së Klimës, të nëshkruar në Paris.
Nisur nga kjo situatë, AEE ka hapur një tender me vlerë 31.7 mln lekë, që ka si objektiv kryesor ngritjen e bazës së të dhënave për statistika dhe bilance, në sektorin e konsumit rezidencial, shërbime, transport, industri dhe bujqësi në përputhje me standardet e EUROSTAT-it.
Në dokumentet e tenderit, Agjencia specifikon se deri tani parashikime dhe bilancet energjetike janë përgatitur duke përdorur qasjen/metodën ‘nga lart-poshtë’ meqë është e pamundur që të dhënat e nevojshme të grumbullohen në përputhje me qasjen/metodën ‘poshtë-lart’, kombinuar kjo me metodën e përmendur më herët.
“Realizimi i këtij projekti do të vendosë bazat e krijimit të një sistemi funksional për dizajnimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të bilancit dhe statistikave në nivel kombëtar në Shqipëri.
Kjo do të mundësojë përgatitjen e bilancit energjetik plotësisht sipas standarteve të Eurostatit, parashikimeve të nevojave për energji dhe bilanceve bashkiake të energjisë jo vetëm plotësisht në përputhje me normat e EUROSTAT-it, por edhe të tilla, që ato t’i shërbejnë edhe planifikimit të zhvillimit të energjisë dhe klimës në nivel kombëtar dhe bashkiak”, - thuhet ndër të tjera në dokument.
Ola Mitre/SCAN
Sondazh

21.31% e energjisë së shpërndarë “humbi” në rrjet - Të dhënat nga ERE: Ulje në raport me një vit më parë
21.31% e energjisë elektrike të shpërndarë humbi në rrjet gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, nga......

Energjia dhe lëndët e para shtrenjtuan ndërtimin - Sipas INSTAT, kostot u rritën me 5.3% në janar-mars
Inflacioni duket se vijon të jetë i pranishëm në ndërtim. Indeksi i Kushtimit në ndërtim, që mat ecurinë e çmimeve në sektor, me bazë tremujore, për tre muajt......

Rritet borxhi ndaj bizneseve e qytetarëve - 3-mujori 2023/ Investimet mbajnë peshën kryesore të detyrimeve të prapambetura
Në tremujorin e parë të vitit, qeveria qendrore dhe ajo vendore kanë rritur stokun e borxhit ndaj qytetarëve dhe bizneseve me rreth 565 milionë lekë. Referuar......

Eksportet bujqësore, në sfidë me standardet e cilësinë - Prodhuesit shqiptarë do të asistohen për plotësuar kriteret e tregjeve globale
Prodhuesit shqiptarë do të asistohen me qëllim që të përmbushin standardet dhe cilësinë e kërkuar nga tregjet globale, siç janë vendet e Bashkimit Europian,......

Një program kombëtar për vajin e ullirit - Platforma online për të gjithë kultivarët, për herë të parë në Shqipëri
Së shpejti në Shqipëri do të ngrihet një platformë për t’u ardhur në ndihmë kultivarëve të vajit të ullirit. Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim......

Shkëmbimi i kriptove Binance goditet nga një “rrjedhje” prej 780 milionë dollarë në 24 orët e fundit!
Investitorët kanë tërhequr rreth 780 milionë dollarë nga shkëmbimi i kriptove Binance në 24 orët e fundit, tha të martën firma e të dhënave Nansen. Kjo vjen......

BE zgjat ndalimet për grurin ukrainas deri në mes të shtatorit!
Komisioni Europian vendosi të hënën në mbrëmje të zgjasë deri më 15 shtator një seri ndalimesh të jashtëzakonshme për importet pa tarifa të drithit ukrainas,......

Ekonomia në Itali pritet të rritet me 1.2% - Viti 2024 do të regjistrojë një zgjerim më të vogël
Prodhimi i Brendshëm Bruto në Itali pritet të rritet në vitin 2023, me 1.2%, dhe në 2024–ën me 1.1%, megjithëse më ngadalë se në vitin 2022. Të dhënat janë......