Shqipëria Postuar më 6 Qershor 2023, 14:16

21.31% e energjisë së shpërndarë “humbi” në rrjet - Të dhënat nga ERE: Ulje në raport me një vit më parë

Nga SCAN TV
21.31% e energjisë së shpërndarë “humbi” në

21.31% e energjisë elektrike të shpërndarë humbi në rrjet gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, nga rreth 2.5 mln mWh energji totale e hyrë në rrjetin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, 588 752 mWh shkuan për mbulimin e humbjeve.

Këto të dhëna tregojnë një rënie, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i humbjeve rezultonte në 24.15%. Por, gjithsesi ky tregues mbetet në nivele të larta, duke i kushtuar financave publike miliona euro humbje.

Ndërkohë që, për periudhën janar - mars të këtij viti, reduktimi i humbjeve duket se reflekton uljen e konsumit me 10.1% që u shënuan gjatë kësaj periudhe dhe jo rritjen e cilësisë së rrjetit, që mund të vinte nga investimeve të kryera. Kjo, duke marrë në konsideratë faktin që humbjet në rrjetin e shpërndarjes vijnë kryesisht si pasojë e rrjetit të amortizuar, por edhe vjedhjeve. Reduktimi i humbjeve në rrjet kërkon investime, por përmes vendimit për shpalljen e gjendjes së emergjencës, qeveria ka urdhëruar kompanitë publike të pezullojnë investimet.

Gjithsesi edhe plani për reduktimin e tyre parashikon përmirësime të vogla deri në vitin 2026, duke qenë se sipas treguesve të rishikuar në vitin 2026 ky tregues duhet të arrijë në 17.8%.

Plani i ri është larg atij të miratuar në planin e konsolidimit financiar të sektorit elektorenergjetik, të përcaktuar në kredinë e marrë gjatë vitit 2014 nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që vendoste targete më ambicioze në këtë drejtim.

Ola Mitre / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......