Shqipëria, marrëveshje 100 milionë euro për energjinë me Francën dhe Gjermaninë. Zv.kryeministrja Balluku: Kalojmë në një fazë të re

Shqipëria nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit financiar me Francën dhe Gjermaninë për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në fazën e dytë. Marrëveshja parashikon një mbështetje financiare 100 milionë euro për sektorin energjetik; një mbështetje që jepet nga KFW gjermane dhe AFD franceze. Të pranishëm në ceremoninë e rastit ishte zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku, ambasadorja e Francës në Tiranë Elisabeth Barsacq, sekretari e ministrisë gjermane për zhvillim ekonomik dhe kreu i KFW për Ballkanin Jugperëndimor dhe Turqinë etj.
Në ceremoninë e rastit, zëvëndëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë, Belinda Balluku evidentoi momentet kyçe të reformës së deritanishme në sektor, duke u ndalur në situatën e vështirë në të cilën ndodhej vendi pas pandemisë dhe gjatë krizës që prodhoi lufta në Ukrainë. Nga ana tjetër, ajo evidentoi reformimin e plotë të sektorit, që nga ndarja e kompanive publike energjetike deri të ngritja e Bursës së Energjisë.
“Jemi këtu për një marrëveshje financiare që kontribuon në fazën e dytë për mbështetjen e sektorit elektroenergjetik shqiptar, që është përballur me një sfidë të vështirë që erdhi dhe nga kriza energjetike. Duke pasur parasysh agresionin rus dhe duke pasur parasysh se Shqipëria prodhon 100 përqind energji të rinovueshme dhe është në varësi të hidrocentraleve, na është dashur të importojmë sasi të rëndësishme dhe kemi qenë të ekspozuar ndaj çmimeve të çmendura të tregut.
Takimi i sotëm është një moment i mirë për një bilanc real të sektorit që edhe më mbështetjen e Gjermanisë dhe Francës, ka pësuar transformim rrënjësor gjatë viteve të fundit.
Reforma në sektor ka qenë proces sfidues por do ta quaja të mirëarritur.
Ndër objektivat kryesore ka qenë ndarja e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Kjo ka qenë sfida e parë e imja në 2019.
Ishte një reformë që kërkonte ndryshimin e një mentaliteti të tërë të operimit. Ia dolëm në atë që kemi premtuar, ndarjen e shërbimit të shpërndarjes dhe aktiviteteve të tjera që lidhet me furnizmin duke garantuar pavarësi të operatorit të shpërndarjes dhe ndarje të aktiviteve komerciale nga ato jokomerciale. Një gur kilometrik është ai i vendosur në prill më krijimin e Bursës së Energjisë që ka qenë proces i komplikuar që ka dashur vëmendjen maksimale nga MInistria e Energjisë dhe ka pasur mbështetjen e partnerëve” tha zëvëndëskryeministrja Balluku. Në vijim të fjalës së saj, Balluku bëri me dije se aktualisht veç 9 anëtarëve që janë regjistruar në Bursë, janë edhe 16 operatorë të tjerë që janë në fazë anëtarësimi dhe interes kanë shprehur edhe 4 institucione financiare.
Ndërsa evidentoi investimet e reja në sektorin energjetik, zëvëndëskryeministrja u ndal te projektet e reja të diversifikimit të prodhimit të energjisë si parqet fotovoltaike në Divjakë e Spitallë. Gjithashtu, ajo bëri me dije se këtë të mërkure do të shpallet fituesi i parkut të parë eolik, që do të prodhojë energji nga era.
Marrëveshja e nënshkruar vendos objektiva të reja që në fokus ka rritjen e performancës financiare të sektorit dhe integrimin e plotë të sektorit elektroenergjetik shqiptar me atë europian.
Sondazh

Sondazhi: Shkëlqen perspektiva globale e banesave pavarësisht presionit nga normat më të larta!
Perspektiva për shumicën e tregjeve kryesore të banesave është përmirësuar nga tre muaj më parë, pavarësisht normave të larta të interesit, sipas sondazheve të......

Pse bankat shtetërore kineze kërkojnë uljen e kufirit të normave të depozitave në dollarë?!
Në një përpjekje të rrallë për të forcuar juanin e Kinës, një organ vetërregullues i mbikëqyrur nga banka qendrore e vendit u ka thënë bankave të mëdha......

Kosova e hapur për zgjedhje të reja në komunat e goditura nga trazirat!
Kosova është e hapur ndaj mundësisë së zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore me shumicë serbe pas trazirave, por hapa të tjerë duhet të ndërmerren para......

Monitorimi i planeve të eficiencës së energjisë - Mungon sistemi zyrtar për të dhënat energjetike, hapet tenderi për ngritjen e databazës
Në Shqipëri mungon sistemi zyrtar i grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave energjetike e në veçanti ai për të dhënat e konsumit të energjisë. Shqetësimi......

21.31% e energjisë së shpërndarë “humbi” në rrjet - Të dhënat nga ERE: Ulje në raport me një vit më parë
21.31% e energjisë elektrike të shpërndarë humbi në rrjet gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, nga......

Energjia dhe lëndët e para shtrenjtuan ndërtimin - Sipas INSTAT, kostot u rritën me 5.3% në janar-mars
Inflacioni duket se vijon të jetë i pranishëm në ndërtim. Indeksi i Kushtimit në ndërtim, që mat ecurinë e çmimeve në sektor, me bazë tremujore, për tre muajt......

Rritet borxhi ndaj bizneseve e qytetarëve - 3-mujori 2023/ Investimet mbajnë peshën kryesore të detyrimeve të prapambetura
Në tremujorin e parë të vitit, qeveria qendrore dhe ajo vendore kanë rritur stokun e borxhit ndaj qytetarëve dhe bizneseve me rreth 565 milionë lekë. Referuar......

Eksportet bujqësore, në sfidë me standardet e cilësinë - Prodhuesit shqiptarë do të asistohen për plotësuar kriteret e tregjeve globale
Prodhuesit shqiptarë do të asistohen me qëllim që të përmbushin standardet dhe cilësinë e kërkuar nga tregjet globale, siç janë vendet e Bashkimit Europian,......