Europa Postuar më 7 Qershor 2023, 09:56

Bursat vijojnë qëndrueshmërinë - Investitorët presin takimin e FED, javën e ardhshme

Nga SCAN TV
Bursat vijojnë qëndrueshmërinë - Investitorët presin

Busat europiane janë hapur në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë në pritje të takimit të Rezervës Federale javën e ardhshme. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.1%, ndërsa sektori bankar kryeson fitimet, në rritje me 0.5%.

Edhe shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit patën një tendencë në rënie, pasi eksportet në Kinë ranë me 7.5% me bazë vjetore, ndërsa analistët parashikonin një rënie modeste me 0.4%. Edhe importet ranë me 4.5%, por shifra ishte më e mirë, krahasuar me parashikimet e tregjeve që prisnin një rënie me 8%.

Për sa i përket Wall Street, analistët parashikojnë se indeksi S&P 500 mund të prekë nivelin më të lartë në 10 vitet e fundit për shkak të rritjes së sektorit të teknologjisë.  Investitorët po presin edhe të dhënat mbi prodhimin industrial në Gjermani për prillin, që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat