Bota Postuar më 7 Qershor 2023, 10:00

Nafta zgjeron humbjet, zbret pranë 76 USD - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës

Nga SCAN TV
Nafta zgjeron humbjet, zbret pranë 76 USD - Investitorët, të

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, pasi shqetësimet mbi kërkesën për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike globale, u kompensuan nga frika për tkurrjen e furnizimit të tregut, pas vendimit të Arabisë Saudite për të ulur më tej prodhimin. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 76 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 71 dollarë për fuçi.

Të dyja kontratat ranë me rreth 1% në sesionin e kaluar, ndërsa të hënën u rritën me mbi 3 dollarë, si pasojë e vendimit të Arabisë Saudite për të reduktuar më tej prodhimin, edhe me 1 milion fuç naftë në ditë. Ndërkohë, Adminstrata për Informimin mbi Enegjinë deklaroi të matën se prodhimit i naftës gjatë këtij viti mund të rritet më shpejt se parashikimet, ndërsa rritja e kërkesës mund të ngadalësohet lehtë.

Referuar të dhënave jo zyrtare nga Instituti Amerikan i Naftës, rezervat e naftës bruto ranë me 1.7 milionë fuçi gjatë javës së kaluar. Analistët parashikonin një rritje me rreth 1 milion fuçi. Megjithatë, tregjet po presin të dhënat zyrtare që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat