Hungaria, në kërkim të mjekëve! - Të shumtë ata që largohen nga vendi për një pagë më të mirë

Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë hungareze, personeli mjekësor po largohet nga vendi në kërkim të një page më të mirë dhe kushteve të punës më të pranueshme. Shumë prej tyre po kërkojnë të transferohen, ose po kërkojnë punë në vendet e Europës Perëndimore, duke e lënë sistemin shëndetësor hungarez të përballet me struktura që kanë mungesë të theksuar personeli.
Një vit më parë më shumë se 800 mjekë hungarezë kërkuan një certifikatë për të pasur të drejtën e ushtrimit të profesionit të tyre jashtë vendit. Sipas të dhënave zyrtare numri total i certifikatave të tilla të lëshuara, ka arritur 8.500 në 10 vitet e fundit.
Kjo mund të krijojë një situatë emergjence në një vend me pak më shumë se 33 mjekë për një popullsi prej 9.7 milionë banorësh. Thënë ndryshe 3.5 mjekë për cdo një mijë banorë, një shifër më e ulët se mesatarja 3.9 e Bashkimit Europian.
Në vitin 2022, repartet e spitaleve hungareze janë mbyllur për një total prej më shumë se 46 mijë ditësh. Një e treta e kësaj periudhe – 15 mijë ditë – ishte pasojë e mungesës së personelit, ndërsa 8% për shkak të mungesës së materialeve kryesore.
Sipas drejtorisë së përgjithshme kombëtare për spitalet, Hungaria nuk po përballet aktualisht me një emigracion sistematik të personelit të saj shëndetësor. Madje sipas saj numri i mjekëve që punojnë në 102 spitale të vendit është rritur me 10% që nga viti 2010.
Por nga ana tjetër të dhënat e një kompanie sigurimesh shëndetësore, tregojnë se në mars të këtij viti rreth 40 mijë persona ishin në pritje të një ndërhyrjeje kirurgjikale, me kohën e pritjes që shënonte rekorde të reja.
Sipas të dhënave nga sindikata e mjekëve, cdo vit tre mjekë dhe dy infermierë largohen nga Hungaria duke zgjedhur kryesisht Austrinë dhe më shumë se 200 mjekë aktualisht janë regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa vitet e fundit ndër vendet e përzgjedhura renditet dhe Suedia.
Në vitin 2020, qeveria, e kryeministrit nacionalist Viktor Orbán, shpenzoi vetëm 7.3% të PBB-së për kujdesin shëndetësor krahasuar me një mesatare të BE-së prej 10.9%. Shteti prezantoi një rritje pagash prej 11% për punonjësit e kujdesit shëndetësor në shkurt 2023, që do të thotë se mjekët jouniversitarë tani paguhen 1.800 euro bruto në muaj. Një e treta e asaj që shumë prej tyre fitojnë jashtë vendit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Punëtorët e huaj të pakualifikuar në Gjermani - Krijimi i një “kaste” të re të ulët në vend shqetëson analistët
Ekspertët në Gjermani paralajmërojnë se thjeshtimi i hyrjes dhe qëndrimit në vend të punëtorëve me pagë të ulët, kërcënon të krijojë një "kastë të re të ulët"......

Në kërkim të mënyrave për rritjen e likuiditetit - Bashkimi Europian nis sondazhin për borxhin e tij
Bashkimi Europian ka nisur një sondazh për të ndihmuar në rritjen e likuiditetit të borxhit. Blloku prej 27 vendesh anëtare do të anketojë pjesëmarrësit e......

Bie kërkesa për naftë në SHBA - Pavarësisht rritjes ekonomike, kërkesa do të ulet dhe më shumë
Kërkesa për naftë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bjerë deri në vitin 2024, pavarësisht rritjes së aktivitetit ekonomik, duke zgjatur një shkëputje të......

OECD: Rritja ekonomike globale, e kufizuar - Niveli më i ulët që nga kriza financiare e 2009-ës
Ekonomia globale do të rritet vetëm në mënyrë të moderuar gjatë vitit të ardhshëm pasi ndihen efektet e plota të rritjes së normës së bankës qendrore, duke......

Vazhdon rënia e lirë në tregun valutor – Sa këmbehen sot Dollari, Euro, Paundi dhe Franga?!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish një rënie të fortë këtë mëngjes duke zbritur poshtë kuotës së 100 lekë teksa është blerë këtë të mërkurë me 99.6 lekë......

Banka Botërore “përmirëson” ekonominë globale - Por, parashikohet panoramë më e zbehtë për vitin e ardhshëm
Banka Botërore ngre perspektivën e saj të rritjes globale për vitin 2023, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina dhe ekonomitë e tjera të mëdha janë......

Nafta zgjeron humbjet, zbret pranë 76 USD - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, pasi shqetësimet mbi kërkesën për shkak të......

Dollari, në nivelin më të lartë në 2 muaj e gjysmë - Rezerva Federale pritet të mos ndryshojë politikën monetare javën e ardhshme
Dollari amerikan i është rikthyer fitimeve gjatë sesionit europian, duke u ngjitur në nivelin më të lartë në 2 muaj e gjysmë. Ndërkohë, dollari australian po......