BB rrit parashikimet për Shqipërinë - Ekonomia do zgjerohet me 2.8% këtë vit. Jemi i vetmi vend në rajon me përmirësim

Banka Botërore ka rritur projeksionet për ekonominë shqiptare këtë vit, sinjalizon raporti më i fundit i perspektivës së ekonomisë globale. Sipas këtij raporti, rritja ekonomike në vendin tonë gjatë vitit aktual do të jetë pranë 2.8%, në rritje me 0.6 pikë përqindje krahasuar me projeksionet e janarit të këtij viti. Sa i përket vitit të ardhshëm, projeksionet flasin për një rritje ekonomike në 3.3%, në zhvlerësim krahasuar me janarin, me vetëm 0.1 pikë përqindje. Edhe sa i përket vitit 2025, rritja ekonomike në vendin tonë projektohet pranë 3.3%, sinjalizon institucioni me bazë në Ëashington në raportin e sapo publikuar.
Krahasuar me rajonin, Shqipëria duket në pozita disi të favorshme në drejtim të rritjes ekonomike. Shifrat sinjalizojnë një rritje ekonomike pranë 2.6% për vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë këtij viti, çka tregon se vendi ynë pritet të zgjerohet me një hap më të shpejtë se rajoni. Edhe për vitin e ardhshëm vlen e njëjta gjë. Kosova projektohet të jetë vendi me rritjen më të lartë në rajon, prej 3.7% këtë vit. Për Kosovën projeksionet mbeten të pandryshuara krahasuar me ato të janarit të këtij viti. Veç Kosovës, vetëm Mali i Zi projektohet të ketë një rritje më të lartë së Shqipëria këtë vit, pranë 3.7%. Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia pritet të regjistrojnë terma rritje ekonomike më të ulta se Shqipëria.
Sa i përket normës së inflacionit, sipas Bankës Botërore këtë vit dhe vitin e ardhshëm do të vijojë të mbetet pranë rreth 5%, pra mbi objektivin e Bankës Qendrore.
Kriza e çmimeve i ka dhënë një goditje të rëndësishme rritjes ekonomike, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën, si pasojë e uljes së konsumit. Për këtë arsye, normat e rritjes kanë zbritur nga nivelet e larta të dy viteve të kaluara, poshtë nivelit të 3% sipas projeksioneve për kjëtë vit. Gjithsesi, Shqipëria rezulton të jetë i vetmi vend në rajon për të cilin Banka Botërore ka rishikuar në rritje projeksionet, çka sinjalizon se zymtësia e janarit është zëvendësuar me një frymë më optimsite për vendin tonë. Edhe pse Banka Botërore nuk jep sqarime në raport mbi përmirësimin e parashikimeve, me shumë gjasa ka ndikuar rritje më e lartë ekonomike gjatë dy viteve të kaluara, zbutja e inflacionit dhe boom-i i turizmit.
Roel Korkuti/SCAN

Qeveria, ligj të ri për objektet e konfiskuara - Ngrihet pranë Kadastrës Komisioni i Objekteve të Konfiskuara. Vendos nëse shiten, apo jo
Vakumet e shumta ligjore të krijuara nga Vendimi i Qeverisë për t’u konfiskuar ndërtuesve përmes kontratave 1 euro shtesat apo objektet pa leje, po adresohen......

Cilat borxhe rëndojnë më shumë mbi bashkitë? 3-mujori/ Trendi në rritje, peshën kryesore e mbajnë 6 njësi
Ndryshe nga direktiva e qeverisë qendrore që u është dhënë 61 bashkive në vend për uljen e borxheve, në tremujorin e parë të vitit duket se nuk ka asnjë......

Ministrja Krifca: Bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare të Tregtisë për rritjen e mëtejshme të eksporteve bujqësore
Në aktivitetin lançues tek Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrja Frida Krifca njoftoi programin e ri për promovimin e tregtisë, i cili do të......

Si Arabia Saudite humbi kontrollin e çmimeve të naftës?!
Ishte koha kur Arabia Saudite ishte aq e fuqishme sa mund të komandonte të ardhmen, ose të paktën të ardhmen e ekonomisë botërore. Njerëzit vareshin nga çdo......

Sistemi i ri unitar i patentave evropiane që shpreson të revolucionarizojë inovacionin!
Vargu diellor lundrues Proteus, i vendosur pranë Roterdamit në Holandë, është një projekt novator që kombinon panelet fotovoltaike lundruese me teknologjinë e......

Pse fermat e luleshtrydheve janë bërë një fushë beteje politike në Spanjë?
Deputetët gjermanë anuluan një udhëtim në Spanjën jugore të hënën mes polemikave politike mbi thatësirën në rajon. Ujitja e fermave pranë ligatinave të brishta......

Jeta pas plastikës: Si do ta zvogëlojmë ndotjen me 80% deri në vitin 2040?
Ndotja nga plastika mund të ulet me 80 % deri në vitin 2040, sipas një raporti të Programit të OKB-së për Mjedisin (UNEP). Ky objektiv ambicioz mbështetet në......

Lira turke arrin një rekord të ri të ulët kundrejt dollarit amerikan 10 ditë pas rizgjedhjes së Erdogan!
Lira turke u ul në një nivel të ri të ulët kundrejt dollarit të mërkurën, më shumë se një javë pas rizgjedhjes së Presidentit Recep Tayyip Erdogan. Monedha,......