Projekti i ri/ Panele diellore për prodhim energjie në tarracat e kopshteve e shkollave në Tiranë

Kopshtet dhe shkollat e kryeqytetit, së shpejti mund të mbulohen nga tarraca multifunksionale të gjelbëruara dhe me panele diellore të integruara. Të paktën ky është qëllimi i një studimi fizibiliteti që parashikohet të kryhet, me qëllim rivitalizimin e tarracave të objekteve arsimore publike në kryeqytet. projekti parashikon krijimin e taracave të gjelbëra me funksione rekretaive, sportive apo edhe zhvillimin e bujqësisë urbane si dhe gjenerimin e energjisë së rinovueshme.
Për këtë qëllim është shpallur edhe një tender me vlerë 15,9 milionë lekë.
Referuar argumentimeve në dokumentet e tenderit, rivitalizimi i këtyre tarracave do të sillte jo vetëm shtimin e gjelbërimit në qytet por edhe përfitimin e energjisë së gjelbër dhe kursimin e burimeve të energjisë nga rrjeti apo edhe përdorimin e këtyre tarracave si laboratorë të hapur për çështjet mjedisore apo të energjisë, raporton SCAN.
“Nëpërmjet krijimit të tarracave multifunksionale të gjelbëruara dhe me panele diellore të integruara për gjenerimin e energjisë elektrike të aplikuara në një pjesë të këtyre objekteve (kopshte, shkolla), fëmijët do të mund të marrin edhe edukatën medisore dhe mund t’ua transmetojnë prindërve të tyre , duke krijuar në këtë mënyrë një bashkëveprim natyrë-familje si dhe krijimin e një modeli i cili mund të aplikohet më vonë edhe në ndërtesat private.
Duke qenë se praktika të tilla po përhapen gjerësisht në rajon, por duke qenë edhe të vetëdijshëm për kapacitetet tona për zgjidhje të tilla, ne kërkojmë të bëjmë një studim fizibiliteti për integrimin e kësaj zgjidhjeje. Ky studim do të duhet të japë përgjigje për disa çështje që praktikisht do të jenë pjesë e kësaj ideje” shkruhet në dokumentet e tenderit.
SCAN
Sondazh

Ndryshime në qeveri/ Kozeli emërohet zëvëndësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për emërimin e Ami Kozelit si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Kozeli më herët ka qenë......

99% e popullsisë e mbuluar me rrjet të shpejtë 4G - Trafiku i internetit broadband nga rrjete fikse i tejkaloi për herë të parë 1 miliard GB
Veçanërisht pas Pandemisë, Shqipëria po njeh ritme shumë të shpejtë të aksesit në internet, e veçanërisht të ai i shpejti. AKEP raporton se Mbulimi me rrjet......

Bizneset eksportuese “shkarkohen” nga tatim-fitimi - Qeveria merr masa për të kompensuar zhvlerësimin drastik të Euros
Monedha e përbashkët europiane preku të mërkurën nivelin më të ulët të saj nën 107 lekë. Zhvlerësimi euros pëgjatë muajve të fundit ka qenë shqetësimi kryesor......

Prodhimi vendas shtrenjtohet më shumë se importi - Në tremujorin e parë të vitit çmimet u rritën me 9.4% dhe 1.2% përkatësisht
Çmimet e prodhimit dhe të importit e kanë filluar vitin 2023 me rritje sipas shifrave më të fundit nga “Instituti i Statistikave” për tremujorin e parë,......

Rriten borxhet për faturat e OSHEE - 80.22 mld lekë të palikujduara. Pas 3 vitesh familjarët thelluan detyrimet e prapambetura
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të SHpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rritje gjatë 4- mujorit të parë të këtij viti, duke arritur shifra......

“Bie” bordi i transparencës për karburantet - Pas më shumë se 1 viti çmimet do i vendosë tregu
Pas më shumë se një viti, qeveria shqiptare ka vendosur të shfuqizojë bordin e transparencës i cili përcaktonte çmimin maksimal të shitjes më shumicë dhe......

BB rrit parashikimet për Shqipërinë - Ekonomia do zgjerohet me 2.8% këtë vit. Jemi i vetmi vend në rajon me përmirësim
Banka Botërore ka rritur projeksionet për ekonominë shqiptare këtë vit, sinjalizon raporti më i fundit i perspektivës së ekonomisë globale. Sipas këtij......

Qeveria, ligj të ri për objektet e konfiskuara - Ngrihet pranë Kadastrës Komisioni i Objekteve të Konfiskuara. Vendos nëse shiten, apo jo
Vakumet e shumta ligjore të krijuara nga Vendimi i Qeverisë për t’u konfiskuar ndërtuesve përmes kontratave 1 euro shtesat apo objektet pa leje, po adresohen......