Europa Postuar më 8 Qershor 2023, 10:11

Bursat europiane, në rënie të lehtë - Investitorët presin takimin e Rezervës Federale më 13 dhe 14 qershor

Nga SCAN TV
Bursat europiane, në rënie të lehtë - Investitorët

Bursat europiane janë hapur në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi investitorët janë në pritje të takimit të Rezervës Federale, javën e ardhshme. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.2%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor negativ. Sektori i teknologjisë kryeson humbjet, në rënie me rreth 1.3%. Edhe shumica e bursave të rajonin e Azi-Paqësorit patën ndryshime të vogla, sepse tregu po pret që të marrë një drejtim.

Në datën 13 dhe 14 qershor, Rezerva Federale do të përditësojë politikën e saj monetare dhe analistët parashikojnë se norma bazë e interesit do të mbetet e pandryshuar, sepse inflacioni ka shfaqur shenja të ngadalësimit.

Sipas lojtarëve të tregut, ekzistojnë rreth 60% mundësi që Rezerva Federale të mos ndryshojë politikën e saj monetare, ndërsa një rritje e normës bazë mund të vijë në takimin e korrikut. Investitorët po presin të dhënat mbi papunësinë në Eurozonë dhe të dhënat e rishikuara për Prodhimin e Brendshëm Bruto për tremujorin e parë të vitit.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat