Euro, e qëndrueshme pranë 1.07 dollarëve - Banka Qendrore Europiane sinjalizon të tjera rritje të interesave në vijim

Dollari amerikan po këmbehet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, ndërsa një mbështetje e ka gjetur nga rritja e yield-eve të obligacioneve të thesarit amerikan. Por, fitimet po kufizohen nga pritshmëritë se Rezerva Federale mund të mos rrisë normën bazë të interesit në takimin e javës së ardhshme. Analistët vlerësojnë rreth 30% mundësi, që banka qendrore amerikane të rrisë normën bazë të interesit edhe me 25 pikë bazë, në takimin e së mërkurës.
Ndërkohë, Banka e Kanadasë e rriti normën bazë të interesit në 4.75%, niveli më i lartë në 22 vitet e fundit, pas një pauze 4-mujore. Më herët gjatë kësaj jave, edhe Rezerva Federale e Australisë e rriti normën bazë në 4.1%, niveli më i lartë në 11 vitet e fundit. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 104, shumë pranë nivelit më të lartë në 2 muajt e fundit. Në anën tjetër, euro po këmbehet në rreth 1.07 dollarë, ndërsa paundi po këmbehet në rreth 1.2450 dollarë.
Ndër zhvillimet e tjera, politikëbërësit e Bankës Qendrore Europiane sinjalizuan se normat e interesit do të qëndrojnë të larta për një kohë më të gjatë, sepse inflacioni është ende shumë larg objektivit prej 2%. Ndër monedhat e tjera lira turke ka prekur një nivel të ulët rekord prej rreth 23.4 në raport me dollarit amerikan. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 26,400 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1840 dollarë.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane, në rënie të lehtë - Investitorët presin takimin e Rezervës Federale më 13 dhe 14 qershor
Bursat europiane janë hapur në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi investitorët janë në pritje të takimit të Rezervës Federale, javën e ardhshme. Indeksi......

Çfarë po ndodh në tregun valutor? – Vijon rënia e fortë për Dollarin, Euron, Frangën dhe Paundin!
Dollari amerikan ka humbur sërish 0.6 pikë nga një ditë më parë teksa vijon të dobësohe4t dita ditës duke u blerë këtë mëngjes me 99 klekë dhe duke u shitur me......

Projekti i ri/ Panele diellore për prodhim energjie në tarracat e kopshteve e shkollave në Tiranë
Kopshtet dhe shkollat e kryeqytetit, së shpejti mund të mbulohen nga tarraca multifunksionale të gjelbëruara dhe me panele diellore të integruara. Të paktën ky......

Ndryshime në qeveri/ Kozeli emërohet zëvëndësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për emërimin e Ami Kozelit si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Kozeli më herët ka qenë......

99% e popullsisë e mbuluar me rrjet të shpejtë 4G - Trafiku i internetit broadband nga rrjete fikse i tejkaloi për herë të parë 1 miliard GB
Veçanërisht pas Pandemisë, Shqipëria po njeh ritme shumë të shpejtë të aksesit në internet, e veçanërisht të ai i shpejti. AKEP raporton se Mbulimi me rrjet......

Bizneset eksportuese “shkarkohen” nga tatim-fitimi - Qeveria merr masa për të kompensuar zhvlerësimin drastik të Euros
Monedha e përbashkët europiane preku të mërkurën nivelin më të ulët të saj nën 107 lekë. Zhvlerësimi euros pëgjatë muajve të fundit ka qenë shqetësimi kryesor......

Prodhimi vendas shtrenjtohet më shumë se importi - Në tremujorin e parë të vitit çmimet u rritën me 9.4% dhe 1.2% përkatësisht
Çmimet e prodhimit dhe të importit e kanë filluar vitin 2023 me rritje sipas shifrave më të fundit nga “Instituti i Statistikave” për tremujorin e parë,......

Rriten borxhet për faturat e OSHEE - 80.22 mld lekë të palikujduara. Pas 3 vitesh familjarët thelluan detyrimet e prapambetura
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të SHpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rritje gjatë 4- mujorit të parë të këtij viti, duke arritur shifra......