Shqipëria Postuar më 8 Qershor 2023, 11:23

Të rinjtë në Shqipëri flenë në kuzhinë! - Sipas Eurostat, 70% e tyre nuk kanë një dhomë të vetën

Nga SCAN TV
Të rinjtë në Shqipëri flenë në kuzhinë! -

Të rinjtë shqiptarë janë të dytët në Ballkanin Perëndimor që vuajnë nga fenomeni i jetesës në shtëpi të mbipopulluara.

Statistikat e publikuara nga Eurostat tregojnë se gati 70% e të rinjve nga mosha 15 – 29 vjeç nuk kanë një dhomë të posaçme në shtëpitë ku jetojnë.

Kjo përqindje është shumë më e lartë se mesatarja e bashkimit europian në 26%. Grupmosha që vuan më shumë nga fenomeni përfshin ata në intervalin 15 –19 vjeç.

Ndërkohë për grupmoshat e tjera të popullsisë përqindja është më e ulët në 51.8%, ndërsa mesatarja e BE qëndron në 17%. Në Ballkan përpara nesh me përqindje më të madhe qëndron Mali  Zi, ndërsa vendin e tretë e zë Serbia.

Bashkimi Europian mat edhe mbingarkesën e kostos së banesës, që përcakton përqindjen e të rinjve dhe popullsisë në tërësi, që harxhojnë më shumë se 40% të të ardhurave të gjithë familjes për banesën. Në Shqipëri vetëm 4.6% e të rinjve kanë këtë kosto mbi supet e tyre, duke harxhuar mbi gjysmën e të ardhurave për shtëpinë, ndërsa për popullsinë në tërësi niveli është 3.8%.

Mesatarja e BE ndërkohë është 9.7% për të rinjtë dhe 8.3% për popullsinë në tërësi. Në këtë aspekt jemi të parët në Europë për kostot më të ulëta edhe në Ballkanin Perëndimor.

Dorina Kurtaj / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......