Europa Postuar më 8 Qershor 2023, 11:13

Udhëtimet në distanca të gjata, destinacioni Europë!- Turistët nga e gjithë bota zgjedhin kulturën dhe blerjet e luksit në Kontinentin e Vjetër

Nga SCAN TV
Udhëtimet në distanca të gjata, destinacioni Europë!-

Europa këtë sezon është një nga destinacionet më të dëshiruara për të ashtuquajturat udhëtime në distanca të gjata.

Sipas të dhënave të botuara në raportin e fundit të Komisionit Europian për Udhëtimet,  73% kinezëve kanë dëshirë të udhëtojnë në Europë nga maji deri në fund të gushtit; destinacionet e tyre kryesore janë Franca, Gjermania dhe Italia, ndërsa motivet kryesore janë kultura dhe trashëgimia historike, si dhe blerjet e luksit.

Brazilianët planifikojnë të vizitojnë dy deri në tre destinacione europiane këtë verë, dhe Portugalia, Franca dhe Italia janë ndër tre vendet e para, ndërsa Spanja është e katërta, Gjermania është e pesta dhe Greqia është e gjashta. Ata janë gjithashtu më të interesuar për kulturën, historinë dhe gastronominë, ndërsa pushimi në plazh është i dyti në listën e prioriteteve të tyre.

Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania janë në top listën e austriakëve, pasuar nga vendet e Mesdheut, përkatësisht Italia, Spanja dhe Greqia. Megjithatë, linjat e tyre do të preken më së shumti këtë vit nga problemet në trafikun ajror të shkaktuar nga lufta ruso-ukrainase, ndaj një pjesë e madhe e të anketuarve pranuan se tashmë i kishin ndryshuar planet e tyre fillestare, të cilat ishin përshtatur disi këtë vit.

Edhe kanadezët do të fluturojnë drejt Europës këtë verë, edhe pse në një masë më të vogël se tregjet e tjera, dhe më së shumti do të vizitojnë Francën, Italinë dhe Britaninë e Madhe.

Shtetasit amerikanë do të vizitojnë edhe të njëjtat destinacione, të cilët në anketë janë përgjigjur se janë të interesuar të udhëtojnë më tej me tren pasi të mbërrijnë në Europë, kështu që kjo ndoshta do të ndikojë në planet e tyre.

Më pesimisti i tregjeve të largëta është Japonia, ku vetëm 26% e të anketuarve tregojnë dëshirë për të udhëtuar jashtë Azisë Lindore, prej të cilëve vetëm 15% duan të shohin edhe Europën.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat