BE ankohet për reklamimin e kriptove - Instagram, YouTube, TikTok dhe Twitter bëhen objekt kritikash

Instagram, YouTube, TikTok dhe Twitter mund të përballen me veprime rregullatore pasi grupi europian i konsumatorëve, BEUC, u ankua tek Komisioni Europian dhe autoritetet e konsumatorit, për faktin se platformat online lehtësojnë promovimin mashtrues të aseteve kripto.
Rregullatorët amerikanë që paditin platformat e kriptove Coinbase dhe Binance, së bashku me falimentimin e vitit të kaluar të FTX, kanë ngjallur shqetësime për mbrojtjen e konsumatorit në lidhje me asetet kripto, si bitcoin dhe eter.
Bashkimi Europian muajin e kaluar miratoi grupin e parë gjithëpërfshirës në botë të rregullave për rregullimin e kriptoaseteve.
BEUC në ankesën e tij tha se përhapja e reklamave mashtruese të aseteve kripto në platformat e mediave sociale është një praktikë e padrejtë tregtare pasi i ekspozon konsumatorët ndaj dëmeve serioze, siç është humbja e shumave të konsiderueshme parash, dhe se një gjë e tillë po ndodhte nëpërmjet reklamave dhe influencuesve.
Rrjetit të Bashkëpunimit për Mbrojtjen e Konsumatorit i kërkohet që të detyrojë platformat në internet që të miratojnë politika më të rrepta reklamimi për kripto - t dhe të marrin masa për të parandaluar ndikuesit që të mashtrojnë konsumatorët. Rrjeti duhet të informojë më pas Komisionin Europian për efektivitetin e këtyre masave.
Grupi u bëri thirrje autoriteteve europiane të konsumatorëve që të bashkëpunojnë me Autoritetet Mbikëqyrëse Europiane për shërbimet financiare, për të siguruar që platformat të përshtatin politikat e tyre të reklamimit për të parandaluar promovimin mashtrues të kriptove.
Grupet e konsumatorëve në Danimarkë, Francë, Greqi, Itali, Lituani, Portugali, Sllovaki dhe Spanjë gjithashtu firmosën ankesën.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Sa e përgatitur është Europa për një rritje të lojërave të fatit dhe varësisë që shkakton?
Në Mbretërinë e Bashkuar, apo Europë, varësia nga kumari është një çështje në rritje. Në Mbretërinë e Bashkuar, 53% e njerëzve të moshës mbi 16 vjeç vlerësohet......

Prodhimi i grurit, Krifca: Prioritet zgjedhja e prodhimit vendas të fermerëve tanë!
Kompanitë shqiptare do të blejnë grurin vendas, si zgjedhjen primare të lëndës së parë për fabrikat e tyre të blojes së miellit dhe prodhimit të bukës bëri të......

Energjia nga era dhe dielli në BE tejkalojnë karburantet fosile për herë të parë!
Era dhe dielli prodhuan më shumë energji në BE gjatë majit sesa të gjitha lëndët djegëse fosile të kombinuara, sipas grupit të ekspertëve për energjinë Ember.......

Nafta, e qëndrueshme pranë 77 USD për fuçi - Arabia Saudite mund të ulë më tej prodhimin, nëse do të jetë e nevojshme
Nafta po shfaqet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë të shqetësuar për dobësimin e kërkesës, si pasojë e ngadalësimit të ekonomisë......

Euro, e qëndrueshme pranë 1.07 dollarëve - Banka Qendrore Europiane sinjalizon të tjera rritje të interesave në vijim
Dollari amerikan po këmbehet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, ndërsa një mbështetje e ka gjetur nga rritja e yield-eve të obligacioneve të thesarit amerikan.......

Bursat europiane, në rënie të lehtë - Investitorët presin takimin e Rezervës Federale më 13 dhe 14 qershor
Bursat europiane janë hapur në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi investitorët janë në pritje të takimit të Rezervës Federale, javën e ardhshme. Indeksi......

Çfarë po ndodh në tregun valutor? – Vijon rënia e fortë për Dollarin, Euron, Frangën dhe Paundin!
Dollari amerikan ka humbur sërish 0.6 pikë nga një ditë më parë teksa vijon të dobësohe4t dita ditës duke u blerë këtë mëngjes me 99 klekë dhe duke u shitur me......

Projekti i ri/ Panele diellore për prodhim energjie në tarracat e kopshteve e shkollave në Tiranë
Kopshtet dhe shkollat e kryeqytetit, së shpejti mund të mbulohen nga tarraca multifunksionale të gjelbëruara dhe me panele diellore të integruara. Të paktën ky......