Nënçmimi i euros me lekun i dëmshëm, apo edhe pozitiv? - Çfarë ndodh me inflacionin, kreditë, depozitat, eksportet, importet, remitancat, fuqinë blerëse

Nënçmimi rekord i euros në tregun financiar shqiptar, fenomen që ka vënë në vështirësi eksportuesit e disa segmente prodhuesish, ka nxitur një debat të nxehtë, që fokusohet në masë të madhe te efektet negative të një leku kaq të fortë, duke lënë jashtë diskutimit efektet pozitive. Por cilët janë praktikisht efektet pozitive dhe negative të nënçmimit të euros, apo cilët janë humbësit dhe fituesit?
Sigurisht që humbësit e mëdhenj janë eksportuesit, veçanërisht ata që kanë nënshkruar kontrata të shtrira në kohë me blerësit evropianë. Thjesht duke ju referuar të dhënave zyrtare, bie në sy se vetëm gjatë muajit prill importuesit e prodhuesit kanë humur rreth 80 milionë euro nga zhvleftësimi i kësaj të fundit. Një tjetër sektor që ka shprehur shqetësime, është turizmi, por ai e ka shumë më të lehtë se eksportuesit e prodhuesit t’i axhustojë çmimet me kushtet aktuale. Rënia e fuqisë konsumatore për disa kategori që të ardhurat i kanë në euro, sepse me të njëjtën sasi eurosh do të mund të blejnë më pak lek. Zhvlerësimi i kursimeve në euro, është një problem tjetër i dukshëm, duke parë se ato do të humbisnin ndjeshëm nga konvertimi në lek, ndërkohë që këto depozita, kanë edhe norma më të ulëta interesash nga bankat.
Ndërkohë që problem shumë më i mprehtë janë qytetarët e varur nga remitancat. Nga emigracioni hyjnë ço vit një total remitancash në vlerat 700-800 milionë euro. Këto të ardhura thelbësore për shumë familje shqiptare vuajnë shumë këtë zhvleftësim, pasi me të njëjtën sasi eurosh të marra nga familjarët jashtë kufijve blihen më pak mallra e shërbime, por gjithashtu humbasin edhe kur i depozitojnë në banka.
Por, cilat janë efektet positive? Shqipëria ju gëzua një norme inflacioni më të ulët se mesatarja e rajonit a më gjerë. Sipas Bankës Qendrore, një normë kaq e ulët inflacioni i detyrohet në masë të madhe mbiçmimit të lekut ndaj monedhës së përbashkët evropiane. Në këtë kontekst, qytetarët që i kanë të ardhurat në lek mund të përfitojnë nga ulja e çmimit të mallrave të importit, pavarësisht se kjo gjë nuk është reflektuar në masë te konsumatorët, ndërkohë që ka filluar të aplikohet disi nga njësitë e mëdha të tregtisë me pakicë. Përfitues të drejtpërdrejtë janë edhe bizneset importuese, të cilat mund të blejnë më lirë mallrat në vendet e Bashkimit Evropian.
Individët që kanë të ardhura në lek dhe kanë marrë një kredi në euro janë fituesit e mëdhenj, pasi paguajnë këste më të vogla. Me një vlerë më të ulët lekësh, ata mund të blejnë më shumë euro. Turistët shqiptarë që do vendosin të pushojnë jashtë kufijve kanë aktualisht shansin t’i gëzohen çmimeve më të ulëta, ndërkohë që përfitues janë edhe personat që marrin shërbimet shëndetësore në Euro, ashtu si dhe të rinjtë që studiojnë jashtë kufijve e që pagesat i bëjnë në monedhën e përbashkët evropiane.
Gjithashtu individët që kanë pasur dëshirë të udhëtojnë si turistë në vendet e Europës, tashmë kanë mundësinë më të mirë për ta bërë, pasi një biletë ose një rezervim në euro mund sigurohet duke shpenzuar më pak para (këtu janë përfshirë ata individë që të ardhurat e tyre janë në lek)
Për sa i përket bizneseve ndikon pozitivisht importet që kryen në euro pasi ato bëhen më të lira. Importet janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë, pasi përbëjnë pjesën më të madhe të bilancit të pagesave. Një gjë mund të thuhet me siguri: Qeveria është fituesja e madhe e nënçmimit kaq të fortë të euros. Për vitin 2022, borxhi publik ra në shifra drastike, sa 64% e PBB, dhe një pjesë e mirë e kësaj rënieje i detyrohet pikërisht uljes së kostove të shërbimit të borxhit.
Lorenc Rabeta/SCAN

“Ndihma për eksportuesit nuk e zgjidh problemin” - Zekja: Nevojitet ridimensionim i bizneseve, pritet shkurtim i vendeve të punës
Masat e marra nga qeveria në ndihmë të eksportuesve të cilët janë goditur nga zhvlerësimi i monedhës europiane në kursin e këmbimit në tregun vendas janë......

“Ringrihet” trafiku ajror - Pas goditjes nga pandemia, numri i pasagjerëve afër nivele të para COVID-19
Raporti i trafikut ajror për muajin prill 2023 tregon se trafiku i pasagjerëve bëri hapa të metejshëm drejt një rekuperimi të plotë pas goditjes së marrë nga......

Shqipëria nënshkruan marrëveshje për nisjen e regjistrave elektronikë për garancitë e origjinës për energjinë elektrike
Organet në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje për nisjen e regjistrave elektronikë për garancitë e origjinës (GO) për energjinë elektrike. Nën iniciativën......

Fed e bën ‘pushim’ në qershor, por pse 1/3 e treta e ekonomistëve presin një rritje së shpejti?!
Rezerva Federale e SHBA-së nuk do të rrisë normat e interesit për herë të parë në më shumë se një vit në takimin e saj të 13-14 qershorit, sipas ekonomistëve......

Siguria rrugore, Italia miraton rregulla të reja - “Alcolock” për automjetet, kaskë dhe targa për scooter-at elektrikë
Ministria e Infrastrukturës në Itali po përgatit një rregullore të re shumë më të ashpër për sigurinë rrugore. Një prej masave të kërkuara me ngulm dhe nga......

Të rinjtë në Shqipëri flenë në kuzhinë! - Sipas Eurostat, 70% e tyre nuk kanë një dhomë të vetën
Të rinjtë shqiptarë janë të dytët në Ballkanin Perëndimor që vuajnë nga fenomeni i jetesës në shtëpi të mbipopulluara. Statistikat e publikuara nga Eurostat......

Siguria e Inteligjencës Artificiale - Britania e Madhe organizon samitin e parë global
Britania e Madhe do të presë një samit global për sigurinë e inteligjencës artificiale këtë vjeshtë. Lajmi u konfirmua nga qeveria britanike duke shtuar se......

Udhëtimet në distanca të gjata, destinacioni Europë!- Turistët nga e gjithë bota zgjedhin kulturën dhe blerjet e luksit në Kontinentin e Vjetër
Europa këtë sezon është një nga destinacionet më të dëshiruara për të ashtuquajturat udhëtime në distanca të gjata. Sipas të dhënave të botuara në raportin......