Shqipëria Postuar më 8 Qershor 2023, 14:03

“Ndihma për eksportuesit nuk e zgjidh problemin” - Zekja: Nevojitet ridimensionim i bizneseve, pritet shkurtim i vendeve të punës   

Nga SCAN TV
“Ndihma për eksportuesit nuk e zgjidh problemin” - Zekja:

Masat e marra nga qeveria në ndihmë të eksportuesve të cilët janë goditur nga zhvlerësimi i monedhës europiane në kursin e këmbimit në tregun vendas janë lehtësuese por nuk e zgjidhin problemin.

Kështu u shpreh KORDINATOR I PROEKSPORT ALBANIA, florjan Zekja, I ftuar në emisionin scan update.

Sipas tij, bizneset kanë filluar të humbasin klientët europianë dhe nevojitet një ridimensionim I bizneseve që mund të sjellë një zhvendosje ose reduktim të tyre.

Në këto kushte ZEKJA paralajmëroi se do të fillojnë shkurtimet e vndeve të punës.

Qeveria miratoi dy masa të cilat parashikojnë shtyrjen e afatit të pagesës së kësteve të tatimfitimit për bizneset, të cilat eksportojnë mbi 70 % të mallrave të tyre deri në marsin e vitit 2024, kur bizneset mbyllin bilancet e tyre dhe gjithashtu, rimbursimin e Tvsh-së për bizneset eksportuese  brenda një afati më të shkurtër se 30 ditë

Blerta Lata/SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......