Habit inflacioni, rritet gjatë majit! - Pranë 4.7%, pas 6 muajsh rënie. Zhvlerësimi i euros nuk i bën “nder” konsumatorit

Inflacioni gjatë Majit, në mënyrë të papritur është regjistruar në rritje, duke u fiksuar pranë 4.7%, sinjalizojnë shifrat më të fundit të Instat mbi Indeksin e Çmimeve të Konsumit. Pas 6 muajsh me radhë në rënie graduale, norma e inflacionit në vendin tonë i është rikthyer trajektores rritëse. Gjatë muajit prill, çmimet e konsumit ndërkohë rriteshin me 4.6%. Një vit më parë ndërkohë, cmimet në vendin tonë rriteshin me 6.7%. Në terma mujorë, shifrat tregojnë se gjatë majit, çmimet kanë qenë mesatarisht 0.3% më të ulta se muaji prill.
Sa i përket kontribuesve kryesorë në rritjen e çmimeve me 4.7% gjatë muajit maj, peshën kryesore e mbajnë “Ushqimet dhe pijet jo-alkoolike”, me 3.6 pikë përqindje, dhe ndiqen nga nëngrupi “Mobilje dhe pajisje shtëpiake” me 0.47 pikë përqindje, si dhe “Qira, lëndë djegëse” me 0.41 pikë përqindje. Këto tre grupe kanë kontribuar në masën 95% në rritjen e çmimeve gjatë majit të këtij viti, krahasuar me majin e një viti më parë. Grupi “Transport” është i vetmi që ka dhënë kontribut negativ në normën e inflacionit gjatë muajit të kaluar, me -0.82 pikë përqindje, sinjalizojnë shifrat.
Sa i përket grupeve të veçantë dhe ndryshimit të çmimeve krahasuar me një vit më parë, analiza e shifrave tregon se, rritjen më të madhe e regjistron grupi “Ushqime dhe pije jo-alkoolike”, me 10%, ndjekur nga “Argëtim dhe Kulturë” me 6.9%, “Mobilim dhe pajisje shtëpie”, me 6.5%, si dhe “Hotele, kafene dhe ristorante” me 5%. “Transporti” është i vetmi grup me rënie të çmimeve krahasuar me një vit më parë, me plot -12.3%.
Vetëm ushqimet ndërkohë, pa pijet jo-alkoolike rezultojnë në maj të këtij viti 10.6% më të shtrenjta se maji i kaluar. Rritjen më të madhe të çmimeve mes ushqimeve e regjistrojnë “Zarzavatet”, me 18.3%, dhe ndiqen nga “Qumësht, djathë, vezë” me 14.3%, si dhe “Mishi” me 12.1%. Për zarzavatet regjistrohet rritja më e lartë që prej Tetorit të vitit 2020. Edhe “Frutat” me 12% si dhe “Peshku” me 9.2% regjistrojnë rritje të lartë të çmimeve gjatë muajit të kaluar, sipas atyre që raporton Instituti i Statistikave. Vetëm “Vajrat dhe yndrynat” raportohen me rënie të çmimeve krahasuar me një vit më parë, prej -5.6%.
Rënia e ndjeshme e çmimeve të importit, siç tregojnë edhe shifrat e fundit po nga Instituti i Statistikave, si dhe zhvlerësimi drastik i euros, por edhe i dollarit amerikan dhe i valutave të tjera kundrejt euros do duhej të kishin sjellë një rënie të çmimeve të konsumit në vendin tonë, sidomos sa i përket mallrave, pra duke përjashtuar shërbimet. Diçka e tillë jo vetëm që nuk ka ndodhur, por çmimet e konsumit janë shtrenjtuar edhe më shumë. Pra, zhvlerësimi i euros duket se nuk po i bën aspak “nder” konsumatorit, në një kohë që do duhej të lehtësonte portofolin e tyre.
Roel Korkuti/SCAN
Sondazh

Shqiptarët “dynden” jashtë, rriten 62% kontratat e sigurimeve - Shtim i ndjeshëm i paketës së kartonit jeshil dhe sigurimit kufitar në janar-prill
Lehtësimi i çmimeve të karburanteve si dhe rënia e euros kanë rritur ndjeshëm numrin e shqiptarëve që udhëtojnë jashtë kufijve. Një prej treguesve më të......

Sa është fatura e humbjeve nga euro për eksportuesit? - Goditja po prek vendet e punës dhe rritjen e pagave
Zhvlerësimi i vazhdueshëm i monedhës europiane kundrejt lekut ka sjellë humbje të mëdha për bizneset eksportuese në vendin tonë dhe kryesisht ata që......

Nënçmimi i euros me lekun i dëmshëm, apo edhe pozitiv? - Çfarë ndodh me inflacionin, kreditë, depozitat, eksportet, importet, remitancat, fuqinë blerëse
Nënçmimi rekord i euros në tregun financiar shqiptar, fenomen që ka vënë në vështirësi eksportuesit e disa segmente prodhuesish, ka nxitur një debat të nxehtë,......

“Ndihma për eksportuesit nuk e zgjidh problemin” - Zekja: Nevojitet ridimensionim i bizneseve, pritet shkurtim i vendeve të punës
Masat e marra nga qeveria në ndihmë të eksportuesve të cilët janë goditur nga zhvlerësimi i monedhës europiane në kursin e këmbimit në tregun vendas janë......

“Ringrihet” trafiku ajror - Pas goditjes nga pandemia, numri i pasagjerëve afër nivele të para COVID-19
Raporti i trafikut ajror për muajin prill 2023 tregon se trafiku i pasagjerëve bëri hapa të metejshëm drejt një rekuperimi të plotë pas goditjes së marrë nga......

Shqipëria nënshkruan marrëveshje për nisjen e regjistrave elektronikë për garancitë e origjinës për energjinë elektrike
Organet në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje për nisjen e regjistrave elektronikë për garancitë e origjinës (GO) për energjinë elektrike. Nën iniciativën......

Fed e bën ‘pushim’ në qershor, por pse 1/3 e treta e ekonomistëve presin një rritje së shpejti?!
Rezerva Federale e SHBA-së nuk do të rrisë normat e interesit për herë të parë në më shumë se një vit në takimin e saj të 13-14 qershorit, sipas ekonomistëve......

Siguria rrugore, Italia miraton rregulla të reja - “Alcolock” për automjetet, kaskë dhe targa për scooter-at elektrikë
Ministria e Infrastrukturës në Itali po përgatit një rregullore të re shumë më të ashpër për sigurinë rrugore. Një prej masave të kërkuara me ngulm dhe nga......