Shqiptarët “dynden” jashtë, rriten 62% kontratat e sigurimeve - Shtim i ndjeshëm i paketës së kartonit jeshil dhe sigurimit kufitar në janar-prill

Lehtësimi i çmimeve të karburanteve si dhe rënia e euros kanë rritur ndjeshëm numrin e shqiptarëve që udhëtojnë jashtë kufijve. Një prej treguesve më të dukshëm është portofoli i kartonit jeshil, sigurimi që paguan çdo automjet shqiptar që del jashtë kufijve.
Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare raporton se Produkti Karton Jeshil në muajt e parë të këtij viti pati një rritje prej 10.84% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 62.69% krahasuar me muajin janar-prill 2022. Rritje ka shënuar edhe produkti tjetër, sigurimi kufitar, megjithëse jo në nivele kaq të larta.
Produkti Sigurim Kufitar, sipas AMF, në muajin janar-prill 2023, pati një rritje 8.17% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar-prill 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 17.98%.
Ndërkohë që rritje ka shënuar për këtë viti gjithë portofoli i sigurimit të detyrueshëm të automjeteve. Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar-prill 2023 arritën rreth 3,636 milionë lekë, ose 9.06% më shumë se në muajin janar-prill 2022.
Produkti MTPL e brendshme, në muajin janar-prill 2023, pati një rritje prej 8.75% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.93% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në total, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-prill 2023 kapën vlerën 6,8 miliardë lekë, ose 16.75% më shumë se në janar-prill 2022. Gjatë muajit janar-prill 2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 384,225 me një rritje prej 14.31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Sa është fatura e humbjeve nga euro për eksportuesit? - Goditja po prek vendet e punës dhe rritjen e pagave
Zhvlerësimi i vazhdueshëm i monedhës europiane kundrejt lekut ka sjellë humbje të mëdha për bizneset eksportuese në vendin tonë dhe kryesisht ata që......

Nënçmimi i euros me lekun i dëmshëm, apo edhe pozitiv? - Çfarë ndodh me inflacionin, kreditë, depozitat, eksportet, importet, remitancat, fuqinë blerëse
Nënçmimi rekord i euros në tregun financiar shqiptar, fenomen që ka vënë në vështirësi eksportuesit e disa segmente prodhuesish, ka nxitur një debat të nxehtë,......

“Ndihma për eksportuesit nuk e zgjidh problemin” - Zekja: Nevojitet ridimensionim i bizneseve, pritet shkurtim i vendeve të punës
Masat e marra nga qeveria në ndihmë të eksportuesve të cilët janë goditur nga zhvlerësimi i monedhës europiane në kursin e këmbimit në tregun vendas janë......

“Ringrihet” trafiku ajror - Pas goditjes nga pandemia, numri i pasagjerëve afër nivele të para COVID-19
Raporti i trafikut ajror për muajin prill 2023 tregon se trafiku i pasagjerëve bëri hapa të metejshëm drejt një rekuperimi të plotë pas goditjes së marrë nga......

Shqipëria nënshkruan marrëveshje për nisjen e regjistrave elektronikë për garancitë e origjinës për energjinë elektrike
Organet në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje për nisjen e regjistrave elektronikë për garancitë e origjinës (GO) për energjinë elektrike. Nën iniciativën......

Fed e bën ‘pushim’ në qershor, por pse 1/3 e treta e ekonomistëve presin një rritje së shpejti?!
Rezerva Federale e SHBA-së nuk do të rrisë normat e interesit për herë të parë në më shumë se një vit në takimin e saj të 13-14 qershorit, sipas ekonomistëve......

Siguria rrugore, Italia miraton rregulla të reja - “Alcolock” për automjetet, kaskë dhe targa për scooter-at elektrikë
Ministria e Infrastrukturës në Itali po përgatit një rregullore të re shumë më të ashpër për sigurinë rrugore. Një prej masave të kërkuara me ngulm dhe nga......

Të rinjtë në Shqipëri flenë në kuzhinë! - Sipas Eurostat, 70% e tyre nuk kanë një dhomë të vetën
Të rinjtë shqiptarë janë të dytët në Ballkanin Perëndimor që vuajnë nga fenomeni i jetesës në shtëpi të mbipopulluara. Statistikat e publikuara nga Eurostat......