Dollari, në nivelin më të ulët në 2 javë - Ndikohet nga rritja e aplikimeve për asistencën e papunësisë në SHBA

Tregu monetar po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, por të enjten dollari ka ndjeshëm për shkak të rritjes së aplikimeve për përfitimin e asistencës së papunësisë. Këto të dhëna kanë shtuar mundësitë që Rezerva Federale të mos rrisë normat e interesit në takimin e javës së ardhshme. Numri i amerikanëve që aplikuan për përfitimin e asistencës së papunësisë u rrit në nivelin më të lartë në 1 vit e gjysmë, gjatë javës së kaluar, duke bërë që dollari të bjerë në nivelin më të ulët në 2 javët e fundit, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare.
Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, po qëndron në rreth 103.4, ndërsa në sesionin e kaluar ra me 0.7%, humbjet më të mëdha ditore në disa javë. Në anën tjetër, paundi britanik ka prekur nivelin më të lartë në 1 muaj përballë dollarit dhe po tregtohet në rreth 1.2560 dollarë. Ndër monedhat e tjera, lira turke vijon zhvlerësimin dhe vetëm ditën e djeshme ra me 1% përballë dollarit, duke prekur një nivel të ulët rekord prej 23.5 dollarë, menjëherë pasi presidenti Erdogan emëroi Hafize Gaye Erkan në krye të Bankës Qendrore.
Erkan ka shërbyer si drejtuese financiare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Javën e ardhshme fokusi do të jetë te bankat qëndrore, pasi do të jetë Rezerva Federale, Banka Qendrore Europiane dhe Banka e Japonisë që do të vendosin mbi politikat e tyre monetare. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 26,500 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1840 dollarë.
SCAN
Sondazh

Çfarë po ndodh në tregun valutor?
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të premte të humbasë pikë teksa regjistron rënien e disatë radhazi për këtë javë duke e mbyllur negativisht këtë periudhë......

Bursat europiane, në rritje modeste - Investitorët presin takimet e bankave qendrore javën e ardhshme
Bursat europiane janë hapur në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, duke mbyllur një javë pa shumë luhatje për shkak të paqartësive në lidhje me ekonominë......

Habit inflacioni, rritet gjatë majit! - Pranë 4.7%, pas 6 muajsh rënie. Zhvlerësimi i euros nuk i bën “nder” konsumatorit
Inflacioni gjatë Majit, në mënyrë të papritur është regjistruar në rritje, duke u fiksuar pranë 4.7%, sinjalizojnë shifrat më të fundit të Instat mbi Indeksin......

Shqiptarët “dynden” jashtë, rriten 62% kontratat e sigurimeve - Shtim i ndjeshëm i paketës së kartonit jeshil dhe sigurimit kufitar në janar-prill
Lehtësimi i çmimeve të karburanteve si dhe rënia e euros kanë rritur ndjeshëm numrin e shqiptarëve që udhëtojnë jashtë kufijve. Një prej treguesve më të......

Sa është fatura e humbjeve nga euro për eksportuesit? - Goditja po prek vendet e punës dhe rritjen e pagave
Zhvlerësimi i vazhdueshëm i monedhës europiane kundrejt lekut ka sjellë humbje të mëdha për bizneset eksportuese në vendin tonë dhe kryesisht ata që......

Nënçmimi i euros me lekun i dëmshëm, apo edhe pozitiv? - Çfarë ndodh me inflacionin, kreditë, depozitat, eksportet, importet, remitancat, fuqinë blerëse
Nënçmimi rekord i euros në tregun financiar shqiptar, fenomen që ka vënë në vështirësi eksportuesit e disa segmente prodhuesish, ka nxitur një debat të nxehtë,......

“Ndihma për eksportuesit nuk e zgjidh problemin” - Zekja: Nevojitet ridimensionim i bizneseve, pritet shkurtim i vendeve të punës
Masat e marra nga qeveria në ndihmë të eksportuesve të cilët janë goditur nga zhvlerësimi i monedhës europiane në kursin e këmbimit në tregun vendas janë......

“Ringrihet” trafiku ajror - Pas goditjes nga pandemia, numri i pasagjerëve afër nivele të para COVID-19
Raporti i trafikut ajror për muajin prill 2023 tregon se trafiku i pasagjerëve bëri hapa të metejshëm drejt një rekuperimi të plotë pas goditjes së marrë nga......