Biznesi “presion” qeverisë për rënien e euros: “Merrni masa, do shkurtojmë vende pune dhe nuk do rrisim pagat”!

Zhvlerësimi i euros ka dëmtuar shumë sipërmarrjet prodhuese dhe eksportuese në vend, fenomen për të cilin ende nuk është marrë asnjë masë nga qeveria. Shoqatat e bizneseve në sektorë të ndryshëm si dhe grupet e interesit i kanë dërguar një letër Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë, ku i shpjegojnë efektet e kursit të këmbimit, pasojat dhe kërkojnë ndërhyrje.
Konkretisht në letrën dërguar këtyre institucioneve thuhet se: “zhvlerësimi i monedhës euro ka dëmtuar shumë rëndë industrinë prodhuese, eksportuese dhe turizmin vendas duke drejtuar shumë subjekte drejt falimentimit.
Ky fenomen negativ iu kushton masivisht qytetarëve shqiptarë humbjen e vendeve të punës, reduktimin e mundësive për vende të reja pune, dhe në mënyrë të pashmangshme mosrritjen në vazhdim të pagës për afro 200 mijë të punësuar në ndërmarrjet eksportuese. Sigurisht që kjo gjë do të shoqëroret me reduktim të të ardhurave në arkën e shtetit. Pasojat në tregun vendas do të jenë afatgjata dhe do të jetë e pamundur të kompensohen me disa efekte pozitive të përkohshme.”
Shoqatat e bizneseve theksojnë se mungesa e transparencës dhe injorimi i makro impakteve ekonomike lë shteg për dyshime dhe për këtë arsye kërkohet ndërhyrje për të analizuar dhe frenuar këtë trend i cili konsiderohet i rrezikshëm për ekonominë e vendit.
Konkretisht kërkohet analizë e detajuar mbi situatën dhe impaktin që sjell në ekonomi; hetim dhe transparencë për faktorët natyralë dhe jo natyralë që ndikojnë; komunikim me i plotë dhe më i gjerë nga Banka e Shqipërisë me publikun dhe grupet e interesit; vendimmarrje nga organet që mund të normalizojnë situatën siç janë Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave. Letra është firmosur nga shtatë shoqata të biznesit.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Tregtia vijon të kryesojë kreditimin - “Shëndetësia” rritje rekord, renditet në vend të dytë dhe përbën 16% të totalit
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë për muajin e tretë të vitit 2023, vihet re një rënie e huave të reja të dhëna drejt bizneseve dhe......

FMN paralajmëron korrigjime 'të çrregullta' të çmimeve të banesave në Europë ndërsa normat e interesit rriten!
Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi të premten për korrigjime "të çrregullta" të çmimeve të banesave në Europë, në një kohë kur rajoni po përpiqet të ulë......

IPARD III, Krifca: Fituam besimin e BE-së, shtohen sektorët që do të mbështeten!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca deklaroi sot se IPARD II, programi i Bashkimit Europian për mbështetjen e subjekteve në zinxhirin nga......

Ndodh vetëm në Dubai - Një parcelë rërë shitet për një çmim rekord!
Nuk është një rezidencë spektakolare apo një apartament nën çati luksoze apo një apartament super-modern - është një ngastër toke në Dubai ku do të ndërtohet......

SHBA shndërron zyrat e braktisura në ambiente banimi - Qiraja, apo shitja duhet të jetë nën koston aktuale të tregut
Në të gjithë SHBA-në, ndërtesat e zyrave po shndërrohen në apartamente jo vetëm për të ofruar strehim të përballueshëm, por edhe për të nxitur ekonominë lokale......

Ngadalësohet rritja ekonomike në SHBA - Tremujori i parë regjistroi shifra të “zbehta”
Rritja ekonomike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ngadalësua në një normë vjetore dhe të rregulluar sezonale prej 1.1% në tremujorin e parë të këtij viti,......

Kroacia është vendi më i shtrenjtë në Europë - Çmimet jashtë kontrollit dëshpërojnë qytetarët
Pothuajse brenda natës, Kroacia është në krye, nëse jo "e para" për nga kostoja në Europë. Në tre muaj, praktikisht çdo gjë u rrit me të paktën njëqind për......

Ndalimi i kaldajave me gaz në Europë - Komisioni i BE këmbëngul në vendim, por përballet me kritika
Komisioni Europian vijon me vendosmëri drejt ndalimit të prodhimit të kaldajave me gaz duke filluar që nga shtatori i vitit 2029. Por nga një konsultim i......