Tregtia vijon të kryesojë kreditimin - “Shëndetësia” rritje rekord, renditet në vend të dytë dhe përbën 16% të totalit

Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë për muajin e tretë të vitit 2023, vihet re një rënie e huave të reja të dhëna drejt bizneseve dhe korporatave jofinanciare private të cilësuara sipas aktivitetit të tyre ekonomik. Kështu, gjatë muajit mars flukset hyrëse të parasë në nivel huash të reja për biznesin fiksohen në 15.52 miliardë lekë. Krahasuar me marsin e vitit të kaluar, kemi të bëjmë me një rënie prej 21%, ose e thënë në vlerë absolute, me 4.1 miliardë lekë. Krahasuar me të njëtën periudhë në shtatë vitet e fundit, marsi i këtij vitit shënon vlerën e 2-të më të lartë, pas 2022-shit.
Përsa i përket sektorëve që janë mbështetur më së shumti nga kreditë e shpërndara gjatë muajit mars shohim që mbizotëron “Tregtia me shumicë dhe me pakicë”, me 35%, ose 5.4 miliardë lekë, ku krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë zinte 33%, duke pësuar një rritje prej 2 pikë përqindje. “Shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale” është sektori i dytë në nivel huash të reja, me 16% ose 2.5 miliardë lekë. Për këtë sektor, analiza e shifrave tregon se ka regjistruar një rritje rekord krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë kur përbentë vetëm 1% të totalit të huave të reja, ose rreth 174 milionë lekë në vlerë absolute. Sektori i “ndërtimit” ka kaluar në vendin e tretë për nga pesha, dhe përbën vetëm 13% të huave të reja ose 2.1 miliardë lekë, duke pësuar një rënie me 48% nga marsi I vitit të kaluar.
Peshë të konsiderueshme të kredive të reja zënë “Industria përpunuese” me 12%, ose 1.8 miliardë lekë, nga 9% që fiksohej për të njëjtën periudhë të një vitit më parë. “Transporti dhe magazinimi” zë rreth 5%, ku krahasuar me marsin e vitit 2022 zinte vetëm 1%, duke pësuar një rritje të konsiderueshme në vlerë absolute, me rreth 717 milionë lekë. “Aktivitete të tjera shërbimi” dhe “Akomodimi dhe shërbimi ushqimor” janë sektorë që kanë marrë përkatësisht 5% dhe 4% të kredive të reja të financuara gjatë marsit të vitit 2023. Pjesa tjetër e sektorëve mbulon vetëm 8% të kredive, ose rreth 1.2 miliardë lekë.
Nëse krahasojmë ndryshimin vjetor të vlerës së kredive të reja sipas aktivitetit ekonomik shohim që rritjen më të madhe e ka pësuar sektori i “Arsimit” dhe “Shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale” me mbi 1000%, ndjekur nga “Transporti dhe magazinimi” me 417%, “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” me 137%. Rënien më të ndjeshme e kanë pësuar sektorë si “Aktivitete finaciare dhe të sigurimit” me rreth 98%, “Informacioni dhe komunikacioni” me 96%, si dhe ndërtimi me 48%.
Ilda Methasani / SCAN
Sondazh

FMN paralajmëron korrigjime 'të çrregullta' të çmimeve të banesave në Europë ndërsa normat e interesit rriten!
Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi të premten për korrigjime "të çrregullta" të çmimeve të banesave në Europë, në një kohë kur rajoni po përpiqet të ulë......

IPARD III, Krifca: Fituam besimin e BE-së, shtohen sektorët që do të mbështeten!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca deklaroi sot se IPARD II, programi i Bashkimit Europian për mbështetjen e subjekteve në zinxhirin nga......

Ndodh vetëm në Dubai - Një parcelë rërë shitet për një çmim rekord!
Nuk është një rezidencë spektakolare apo një apartament nën çati luksoze apo një apartament super-modern - është një ngastër toke në Dubai ku do të ndërtohet......

SHBA shndërron zyrat e braktisura në ambiente banimi - Qiraja, apo shitja duhet të jetë nën koston aktuale të tregut
Në të gjithë SHBA-në, ndërtesat e zyrave po shndërrohen në apartamente jo vetëm për të ofruar strehim të përballueshëm, por edhe për të nxitur ekonominë lokale......

Ngadalësohet rritja ekonomike në SHBA - Tremujori i parë regjistroi shifra të “zbehta”
Rritja ekonomike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ngadalësua në një normë vjetore dhe të rregulluar sezonale prej 1.1% në tremujorin e parë të këtij viti,......

Kroacia është vendi më i shtrenjtë në Europë - Çmimet jashtë kontrollit dëshpërojnë qytetarët
Pothuajse brenda natës, Kroacia është në krye, nëse jo "e para" për nga kostoja në Europë. Në tre muaj, praktikisht çdo gjë u rrit me të paktën njëqind për......

Ndalimi i kaldajave me gaz në Europë - Komisioni i BE këmbëngul në vendim, por përballet me kritika
Komisioni Europian vijon me vendosmëri drejt ndalimit të prodhimit të kaldajave me gaz duke filluar që nga shtatori i vitit 2029. Por nga një konsultim i......

Manipulimi i kilometrave dhe mungesa e dokumentacionit - Grekët nuk mund të blejnë automjete të përdorura nga Gjermania
Tregtarët grekë të automjeteve të përdorura në Gjermani kanë hyrë në "listën e zezë" për shkak të kontrolleve që autoritetet po kryejnë vazhdimisht dhe kanë të......