Ngadalësohet rritja ekonomike në SHBA - Tremujori i parë regjistroi shifra të “zbehta”

Rritja ekonomike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ngadalësua në një normë vjetore dhe të rregulluar sezonale prej 1.1% në tremujorin e parë të këtij viti, pasi bizneset ribalancuan inventarët e tyre dhe u tërhoqën nga shpenzimet mes rritjes ‘ndëshkuese’ të normave nga Rezerva Federale. Rritja e produktit të brendshëm bruto – masa më e gjerë e aktivitetit ekonomik – ishte shumë më poshtë se pritshmëritë e ekonomistëve prej 2% dhe përfaqëson një ritëm më të moderuar krahasuar me dy tremujorët e mëparshëm, sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti i Tregtisë.
Periudha janar-mars u shënua gjithashtu në javët e saj të mëvonshme nga frika në rritje se një shkrirje në sektorin bankar dhe një krizë në pritje e tavanit të borxhit mund të shkaktojnë një recesion. Raporti i PBB-së pohon se ekonomia amerikane ka humbur vrullin në muajt e fundit, me shumë ekonomistë që parashikojnë gjithashtu një recesion më vonë gjatë vitit. Rezerva Federale është përpjekur me muaj të tërë për të ftohur ekonominë, e cila ka mbetur e fortë pavarësisht nëntë rritjeve të njëpasnjëshme të normës.
Shpenzimet konsumatore, të cilat përbëjnë më shumë se dy të tretat e prodhimit ekonomik, kontribuan më së shumti në rritjen e tremujorit të parë pasi amerikanët vazhduan të shpenzojnë fuqishëm për mallra dhe shërbime, veçanërisht në restorante dhe bare. Shpenzimet ishin më të forta krahasuar me tremujorin e mëparshëm, të udhëhequra nga blerjet e makinave dhe pjesëve të automjeteve dhe shërbimet e kujdesit shëndetësor. Ndërkohë, rritja e importeve dhe rënia e ndjeshme e inventarëve zvarritën rritjen.
Megjithatë, inflacioni i lartë dhe fushata njëvjeçare e rritjes së normave të Rezervës Federale ndikuan mbi shpenzimet e biznesit, të cilat ranë në fillim të vitit. Investimet rezidenciale dhe jorezidenciale ranë për të katërtin tremujor radhazi.
Aktiviteti i fuqishëm ekonomik në janar ndihmoi në nxitjen e rritjes së përgjithshme në tremujorin e parë, thanë ekonomistët. Në janar, shpenzimet konsumatore u rritën me 2% dhe punëdhënësit shtuan afër gjysmë milioni vende pune. Rritja e shpenzimeve dhe e listës së pagave u ftohën në muajt në vijim pasi inflacioni, kostot më të larta të huamarrjes dhe moti më i ftohtë rënduan mbi prodhimin. 236 mijë vende pune të shtuara në mars ishte fitimi më i vogël mujor në më shumë se dy vjet dhe shpenzimet e familjeve u rritën me një modeste prej 0.2% në shkurt.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kroacia është vendi më i shtrenjtë në Europë - Çmimet jashtë kontrollit dëshpërojnë qytetarët
Pothuajse brenda natës, Kroacia është në krye, nëse jo "e para" për nga kostoja në Europë. Në tre muaj, praktikisht çdo gjë u rrit me të paktën njëqind për......

Ndalimi i kaldajave me gaz në Europë - Komisioni i BE këmbëngul në vendim, por përballet me kritika
Komisioni Europian vijon me vendosmëri drejt ndalimit të prodhimit të kaldajave me gaz duke filluar që nga shtatori i vitit 2029. Por nga një konsultim i......

Manipulimi i kilometrave dhe mungesa e dokumentacionit - Grekët nuk mund të blejnë automjete të përdorura nga Gjermania
Tregtarët grekë të automjeteve të përdorura në Gjermani kanë hyrë në "listën e zezë" për shkak të kontrolleve që autoritetet po kryejnë vazhdimisht dhe kanë të......

Dëshironi të jetoni në BE? Rregullat e reja mund ta bëjnë më të lehtë lëvizjen ndërmjet vendeve!
Rregullat rreth qëndrimit afatgjatë dhe lëvizjes nëpër bllok mund të jenë më të thjeshta nga viti i ardhshëm. BE-ja dëshiron ta bëjë më të lehtë për banorët......

Fitimet e Meta, i kalojnë pritshmëritë – Pas shkurtimit të 25% të stafit kompania raporton rezultate pozitive
Meta, firma mëmë e Facebook dhe Instagram, ka raportuar një fitim prej 5.7 miliardë dollarësh për tremujorin e parë të këtij viti, duke tejkaluar pritshmëritë......

Pse grevat e aviacionit francez po vonojnë fluturimet në të gjithë Europën?!
Një sërë aeroportesh në të gjithë Francën u është kërkuar të anulojnë fluturimet dhe kjo do të prekë gjithashtu edhe fluturimet mbi qiellin francez edhe pse......

Dollari, humbje për të dytin muaj me radhë - Investitorët presin takimet e bankave qendrore javën e ardhshme
Euro po këmbehet pranë 1.1 dollarëve edhe në sesionin e fundit të kësaj jave, ndërsa investitorët po presin takimet e bankave qendrore më të mëdha të botës, që......

Nafta publikon humbje për të dytën javë radhazi - Ndikohet nga ngadalësimi i ekonomisë amerikane dhe rritja e prodhimit
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, por pritet të publikojë humbje për të dytën javë me radhë, për shkak të të dhënave zhgënjyese në......