Nafta publikon humbje për të dytën javë radhazi - Ndikohet nga ngadalësimi i ekonomisë amerikane dhe rritja e prodhimit

Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, por pritet të publikojë humbje për të dytën javë me radhë, për shkak të të dhënave zhgënjyese në Shtetet e Bashkuara, ekonomia më e madhe konsumatore në botë. Gjithashtu, edhe paqartësitë në lidhje me politikat monetare të bankave qendrore kanë ushtruar presion mbi çmimet.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 78 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 75 dollarë për fuçi. Gjatë kësaj jave, të dyja kontratat kanë rënë me rreth 3.8%, ndërsa në dy javët e fundit kanë humbur mbi 9% të vlerës.
Të dhënat e publikuara në SHBA treguan se, ekonomia më e madhe në botë u ngadalësua gjatë tremujorit të parë të këtij viti, ndërsa aplikimet për përfitimin e asistencës së papunësisë ranë lehtë, gjatë javës që u mbyll më 22 prill.
Investitorët janë të shqetësuar edhe për rritjen e mëtejshme të interesave nga bankat qendrore në Europë, SHBA dhe Britani, që mund të ngadalësojnë më shumë kërkesën për naftë.
SCAN
Sondazh

Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Sony, fitime rekord për shkak të shitjeve rekord të Playstation 5
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e fundit të javës dhe të muajit, për shkak të fitimeve të korporatave, që në shumicën e rasteve kanë......

Java mbyllet pozitivisht për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pasi ka rikuperuar pikë nga rënia konstante që pëso gjatë kësaj jave teksa është blerë këtë mëngjes me......

Krifca në panairin “Ditët e Bujqësisë 2023”: Projektojmë bujqësinë shqiptare përpara, duke ofruar më shumë mundësi, investime dhe infrastrukturë!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca gjatë pjesëmarrjes së saj në panairin ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë 2023” u shpreh se qeveria ka......

Kush kontribuon më shumë në skemën e pensioneve? - Mbi 11.700 të punësuar futen rishtazi në sistem gjatë vitit 2022
Gjatë vitit 2022 mbi 11.700 kontribues të rinj i janë shtuar skemës së pensioneve, duke bërë që të ketë shenja përmirësimi. Referuar të dhënave zyrtare të......

Shkeljet në ankandet publike - APP gjobit 8 punonjës dhe propozon masa disiplinore për 22 të tjerë
Agjencia e Prokurimit Publik ka gjobitur 8 punonjës dhe ka propozuar marrjen e masës disiplinore për 22 të tjerë, për shkak të veprimeve në kundërshtim me......

Mbrojtja kibernetike, detyrime e kosto të reja për privatët - Kompanitë do mbulojnë vetë shpenzimet e sigurisë, gjoba deri pezullim për moszbatimet
Ligji i ri për sigurinë kibernetike ka zgjeruar gamën e subjekteve private që do të konsiderohen Operatorë të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të......

Sfidat financiare të kryebashkiakëve të rinj - Çfarë pritet të ndryshojë në taksa dhe kontrollin mbi territorin?
Ndërsa na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet vendore, kryebashkiakët e rinj pritet të përballen me sfida të konsiderueshme ekonomiko - financiare në vitet e......

Depozitat, remitancat, eksportet, kë po penalizon mbiçmimi i lekut? - Zhvlerësimi i euros, në nivele shqetësuese. Pritet të thellohet nga zgjedhjet e turizmi
Edhe këtë javë, Leku ka vijuar tendencën e fortë mbiçmuese ndaj monedhës së përbashkët evropiane, duke u parë me shqetësim nga aktorë të ndryshëm, në një kohë......