Depozitat, remitancat, eksportet, kë po penalizon mbiçmimi i lekut? - Zhvlerësimi i euros, në nivele shqetësuese. Pritet të thellohet nga zgjedhjet e turizmi

Edhe këtë javë, Leku ka vijuar tendencën e fortë mbiçmuese ndaj monedhës së përbashkët evropiane, duke u parë me shqetësim nga aktorë të ndryshëm, në një kohë që fenomeni pritet të vijojë të thellohet për shkak të flukseve shumë të larta valutore që hyjnë në tregun tonë në periudhat zgjedhore, por edhe prej afrimit të sezonit turistik. Të larta priten të mbeten edhe prurjet nga tregu i ndërtimit, i cili kontribuon në massë të konsiderueshme në volumin e valutës që qarkullon në vend. Situata shihet prej kohësh me shumë shqetësim nga bizneset e importit, por efektet negative të një euro kaq të dobët në tregun e bredshëm po shtrihen edhe në segmente te tjerë të ekonomisë.
Një nënçmim kaq të fortë të euros nuk mund të mos e ndjejë së pari sektori financiar, i cili një pjesë të mirë të aktiveve dhe të pasiveve i ka në monedhën e përbashkët evropiane.
Nga ana tjetër, një pjesë e mirë e depozitave bankare të qytetarëve e bizneseve janë në monedhën e përbashkët evropiane. Vetëm gjatë vitit 2022 depozitat në valutë kanë shfaqur përmirësim të normave të rritjes në 17.3%, duke bërë që në total, ato të jenë më shumë në vlerë se në monedhën lekë. Çdo nënçmim i mëtejshëm i euro zhvleftëson më tej këto depozita, të cilat në total janë mbi 6 miliardë euro.
Ndërkohë që edhe më i mprehtë bëhet zhvleftësimi i remitancave prej nënçmimit të euros, duke qenë se ato janë mjet jetese për një pjesë të madhe familjesh me të ardhura të kufizuara.
Ndërkohë që humbësit e mëdhenj, ata që kanë ngritur edhe zërin janë eksportuesit. Sipas vlerësimeve të vetë atyre, sektori i eksporteve humbi 225 milionë euro nga zhvleftësimi i monedhës evropiane në tregun shqiptar. Nënçmimi i euros është kthyer në një sfidë serioze për ta, në një kohë që ky zhvleftësim është shoqëruar me rritje të kostove të punës e të prodhimit.
Lorenc Rabeta/SCAN

Sa përqind e lëndëve narkotike do lejohen në barna? - Ndryshon ligji për kanabisin, lejohet kultivimi për qëllime mjekësore dhe industriale
Në projektligjin e hedhur për konsultim publik nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për “Barnat Narkotike dhe Lëndët Psikotrope” bëhet i ditur......

Kosova dhe Shqipëria kryesojnë rajonin - Instituti i Vienës: Këtë vit dhe dy vitet e ardhshme, dy vendet me rritjen ekonomike më të lartë
"Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare" ka publikuar raportin më të fundit me projeksionet e pranverës për vitin 2023 duke parashikuar një......

Marsi rikthen tendencat rënëse të kreditimit - Nga ana tjetër, vijon rritja huasë për blerje banese
Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi nivelin e huave të reja të disbursuara gjatë muajit mars sipas qëllimit të përdorimit dhe monedhës gjatë......

Çmim maksimal për bursën e energjisë - Kufiri caktohet në 900 euro/mWh, ERE: Mbron tregun nga deformimet, është i pamaturuar
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar kufijtë e të çmimit për Tregun e Ditës në Avancë në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, duke përcaktuar se kufiri......

“Humbjet tek eksportuesit, pjesë e të bërit biznes” - Zhvlerësimi i euros, Ibrahimaj: Punojnë me kontrata porositëse, disa biznese kanë dhe fitime
Eksportuesit, sektori i cili rezulton ndër më të prekurit nga zhvlerësimi i monedhës europiane, nuk do të marrin ndihmë nga qeveria për të përballuar situatën.......

Kompanitë e duhanit ‘gjobiten’ me mbi 600 milionë dollarë nga qeveria amerikane për shkelje të sanksioneve!
Dy kompani duhani kanë rënë dakord t’i paguajnë mbi 600 milionë dollarë autoriteteve amerikane mbi akuzat se kompanitë po i shesin produkte duhani Koresë së......

Kopshti i Nemos: E ardhmja e bujqësisë mund të jetë nën det! (FOTOT)
Një familje italiane në biznesin e pajisjeve të zhytjes beson se hapësira tjetër e punueshme e pashfrytëzuar është pikërisht këtu në Tokë: oqeani. Kopshti Nemo......

BE nis rishikimin e rregullave të euros të ‘goditur’ nga pandemia dhe lufta!
Bashkimi Europian nisi rishikimin e rregullores së tij të monedhës së përbashkët euro pasi ekonomitë e bllokut 27-vendesh po vuajnë nën borxhin e lartë të......