Çmim maksimal për bursën e energjisë - Kufiri caktohet në 900 euro/mWh, ERE: Mbron tregun nga deformimet, është i pamaturuar

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar kufijtë e të çmimit për Tregun e Ditës në Avancë në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, duke përcaktuar se kufiri maksimal do të jetë 900 Euro/ mWh, ndërsa ai minimal, 0 Euro/mWh. Në vendim, argumentohet se miratimi i këtyre kufijve nga ERE është një mekanizëm i rëndësishëm, i cili mbron tregun e energjisë elektrike nga çmime të cilat çojnë në deformime të panevojshme për arsye se ky treg është ende i pamaturuar. Këto kufij do të shërbejnë për një periudhë tranzitore deri sa të vlerësohet se tregu i organizuar me shumicë i energjisë elektrike është stabilizuar.
Ndërkohë që, meqenëse Bursa e Energjisë Elektrike momentalisht është funksionale vetëm në zonën e ofertimit në Shqipëri, këto kufij do të shërbejnë vetëm për këtë zonë dhe jo për bashkimin e tregjeve ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Në momentin që kjo bursë do të bëhet operacionale edhe për zonën e ofertimit të Kosovës dhe shoqëria ALPEX, do të vlerësojë nëse këto kufij do të jenë ende të nevojshëm, do të paraqesë për miratim kufijtë edhe për zonën e bashkimit të të tregjeve, të cilët do të jenë objekt i miratimit nga autoritetet rregullatore të të dyja vendeve.
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike zhvilloi ankandin e parë në datën 11 prill të këtij viti, me pjesëmarrjen e kompanive publike të energjisë. Ndërkohë që, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, por edhe ekspertët në Shqipëri kanë theksuar nevojën e pjesëmarrjes së operatorëve private, për të garantuar rolin që ky instrument ka.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

“Humbjet tek eksportuesit, pjesë e të bërit biznes” - Zhvlerësimi i euros, Ibrahimaj: Punojnë me kontrata porositëse, disa biznese kanë dhe fitime
Eksportuesit, sektori i cili rezulton ndër më të prekurit nga zhvlerësimi i monedhës europiane, nuk do të marrin ndihmë nga qeveria për të përballuar situatën.......

Kompanitë e duhanit ‘gjobiten’ me mbi 600 milionë dollarë nga qeveria amerikane për shkelje të sanksioneve!
Dy kompani duhani kanë rënë dakord t’i paguajnë mbi 600 milionë dollarë autoriteteve amerikane mbi akuzat se kompanitë po i shesin produkte duhani Koresë së......

Kopshti i Nemos: E ardhmja e bujqësisë mund të jetë nën det! (FOTOT)
Një familje italiane në biznesin e pajisjeve të zhytjes beson se hapësira tjetër e punueshme e pashfrytëzuar është pikërisht këtu në Tokë: oqeani. Kopshti Nemo......

BE nis rishikimin e rregullave të euros të ‘goditur’ nga pandemia dhe lufta!
Bashkimi Europian nisi rishikimin e rregullores së tij të monedhës së përbashkët euro pasi ekonomitë e bllokut 27-vendesh po vuajnë nën borxhin e lartë të......

Përfituesit e luftës? - Miliarderët rusë shohin rritje të pasurisë pavarësisht sanksioneve
Forbes Rusia ka raportuar se miliarderët kryesorë të vendit fituan 152 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2022, pavarësisht luftës së vazhdueshme në Ukrainë......

BE kërkon të barazojë aksesin ndaj ilaçeve dhe të ulë çmimet - Firmat farmaceutike nuk janë aspak të kënaqura!
Bashkimi Europian nisi rishikimin e tij të shumëpritur të legjislacionit ekzistues farmaceutik, duke reflektuar ndryshimin më të madh të ligjeve të bllokut që......

Shkurtohet cikli për rinovimin e patentës – Vlefshmëria zgjatet deri në 15 vjet
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, DPSHTRR ka bërë me dije se patentat e makinave tanimë do të kenë një afat më të gjatë të vlefshmërisë së......

Miratohet Strategjia për zhvillimin e tregjeve të kapitalit - Qeveria projekton listimin e afërt në Bursë të kompanive me kapital shtetëror
Këshilli i Ministrave njofton se ka miratuar Dokumentin Politik “Për Krijimin e një Mjedisi Mundësues për Zhvillimin e Tregjeve të Kapitalit në Shqipëri,......